Shuhet kryegjyshi. Baba Reshat Bardhi kleriku i vuajtur

Është ndarë nga jeta në moshën 75- vjeçare Haxhi Babadede Reshat Bardhi, kryegjyshi i Botëror i Bektashinjve. Jeta e kreut të bektashinjve është ndërprerë paraditen e së shtunës pasi ai vuante nga zemra. Mësohet se Baba Reshat Bardhi kishte kryer dy ndërhyrje kirurgjikale në zemër gjatë viteve të fundit.
Baba Reshati ka lindur në vitin 1936 në fshatin Lusën të Kukësit, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Në vitin 1943, kur ai ishte 7- vjeç forcat partizane i dogjën shtëpinë duke detyruar familjen të vinte në Tiranë. Këtu familja me tetë fëmjë u vendos në periferi të Tiranës, në afërsi të kryegjyshatës.
Që në atë periudhë, Baba Reshat Bardhi u afrua me klerikët, duke u kthyer në besimtar dhe shërbyes i devotshëm në Kryegjyshatë. Pas vitit 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaloi lirinë e ushtrimit të besimeve fetare dhe mbylli në mënyrë të dhunshme kishat, xhamiat dhe objektet e tjera të kultit, Baba Reshat Bardhi u dërgua të punonte si punëtor në Ndërrmarjen Bujqësore "Gjergj Dimitrov".
Pas mbi 20 vite punë të rëndë fizike, me lejimin e besimit fetar Baba Reshati u rikthye pranë Kryegjyshatës. Që prej 1990 Haxhi Baba Reshat Bardhi ishte figura me e lartë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.
Florian Papadhimitri