Autoritetet ngushellojne Njeri me vlera te jashtezakonshme

Menjëherë pas marrjes së lajmit të dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Haxhi Baba Reshat Bardhit kanë nisur dhe ngushëllimet e para për familjarët, drejtuesit e tjerë të kryegjyshatës dhe besimtarët bektashinj.
“Në këtë ditë të trishtuar, shembulli i këtij njeriu me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtërore, i këtij udhëheqësi fetar të përkushtuar, i cili ka dhënë kontributin e vet të çmueshëm e të pakursyer jo vetëm për fenë e bektashizmit, por edhe për rivendosjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, na detyron të gjithëve të përulemi me nderim e respekt para jetës dhe veprës së tij” thotë në mesazhin ngushëllues Presidenti Bamir Topi.