Veri autokolona e KFOR kalon ne Jarinje

Autokolona e KFOR-it ka kaluar përmes një lejeje të dhënë nga serbët e veriut barrikadën që pengonte hyrjen e saj në pikën kufitare të Jarinjës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave autokolona përbëhej nga një autovinc, dy autoblinda të tipit “Hummer” dhe një kamion, të shoqëruara nga një automjet i Policisë së Kosovës.
Nga ana tjetër zyrtarë të KFOR-it bëjnë të ditur se kalimi është bërë sipas procedurave të rregullta dhe se situata në veri vazhdon të jetë e qetë.
Më herët, në orët e mëngjesit, serbët e veriut bllokuan kalimin e mjeteve Veriu i KosovësQeveria serbe, dokument për veriun Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë Von Sydow: Veriu, palët të bëjnë lëshime transportuese të kontigjentit amerikan të KFOR-it, në Zvecan.
Zëdhënësi i misionit të NATO-s, Uve Novicki ka deklaruar gjithashtu se motivet për këtë veprim të serbëve janë ende të paqarta.
Kuci: Të rritet presioni ndaj Serbisë
Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci duke komentuar raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ka deklaruar se ai tregon nevojën për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë.
“Raporti është një sinjal që duhet të rritet presioni ndaj Serbisë dhe të parandalohen krizat që mund të destabilizojnë Ballkanin”, ka deklaruar Kuci.
Sipas tij, synimi politik i Serbisë dhe strukturave paralele për ndarjen e Kosovës gjeneron krizë jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Kosova është e interesuar për paqe, stabilitet, respekt reciprok dhe për rrugën drejt integrimeve evropiane”, është shprehur Kuci për RTK.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova LDK: Buxhet alternativ
Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar ta luajë rolin e qeverisë nën hije. Në një konferencë për mediat subjekti më i madh opozitar kundërshtoi projektligjin për buxhetin e vititi 2012 me arsyetimin se nuk është buxhet që ndihmon ekonominë e vendit. Vetëvendosje, interpelancë me Lilën
Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi të hënën se do të parashtrojë një kërkesë për interpelancë me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar mbi raportin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Peter Feith ka përsëritur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë asnjë ndryshim të kufijve. Ai ka vlerësuar se situata në Ballkan është e stabilizuar gjeografikisht. Bajrami në Kosovë
Mesazhe paqeje janë dhënë me rastin e festës së besimtarëve islam, Kurban Bajramit, apo siç njihet në popullsi Bajrami i Vogël. Manifestimi kryesor i kësaj feste në Kosovë është mbajtur, në mëngjes, në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë. OKB, e shqetësuar për zhvillimet në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësimin se zhvillimet në Veri të Kosovës mund të destabilizojnë tërë Ballkanin.
Lajmet kryesore
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Institucionet kthehen në filiale
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten