E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet në moshën 69-vjeçare këngëtari italian Lucio Dalla

TIRANE - Ndërron jetë këngëtari italian Lucio Dalla, si pasojë e një infarkti gjatë turit të tij në Zvicër. Këngëtari i njohur do të mbushte 69 vjeç në 4 mars.

Mësohet se këngëtari ishte ndalur në Montreux të Zvicrës, ku do të zhvillonte koncertin e radhës në kuadër të një turi të nisur pak ditë më parë.

Të afërmit dhe miqtë e tij nuk arrijnë ta bësojnë lajmin e hidhur pasi sipas tyre këngëtari ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Lucio Dalla mori pjesë pak ditë më parë edhe në festivalin e Sanremos në Itali, me këngën Nanì në bashkëpunim me këngëtarin e ri Pierdavide Carone.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›