E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shuhet zjarri në Fier, digjen 25 ha në zonën e pyllëzuar në Peshtan

Për më shumë se 12 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur të shuajnë dhe të vënë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit, mëngjesin e kësaj të diele. 

Shefi i zjarrfikeseve të Fierit, Zija Hyka thotë se sipërfaqja e dëmtuar nga zjarri në zonë llogaritet në 25 ha ndërsa apelon qytetarët të bëjnë kujdes me djegien e barërave në tokat bujqësore.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit, u përfshi edhe një nga helikopterët Cougar, ndërsa ministri i mbrojtjes Niko Peleshi tha se në këto temperatura të larta, kur të gjitha shtetet e ndryshme të Evropës po përballen me zjarrin, duhet të tregohet kujdes për të  raportuar në kohë vatrat e zjarrit.

Gazetare H. Dyrmishi   

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›