Fluks në pediatrinë e Peshkopisë/ Shkaku kryesor virozat stinore, më të prekur fëmijët deri në 3 vjeç

Temperaturat e larta kanë rritur numrin e fëmijëve që paraqiten pediatrinë e spitalit të Dibrës. Megjithatë sipas mjekut pediatër, Filip Cfarku ky fluks është përballueshëm. Shumica e rasteve i përkasin grupmoshës deri në 3 vjeç.
Mjeku këshillon prindërit t’i mbajnë fëmijët në ambjete të freskëta veccanërisht prej orët e nxehta, si dhe të kujdesen për ushqimin që u servirin.
“Është mirë që femijët të ushqehen me gatime shtëpie, dhe larg atyre të konservuara. Rekomandohet të pihet sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta“, bën thirrje mjeku.
Rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat stinore ka patur edhe në spitalet e tjera të Qarkut Dibër.