E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pushuesit i drejtohen bregdetit të Durrësit, frekuentohen plazhet në ditët e nxehta të korrikut

Për t’ju larguar temperaturave të larta, qindra-mijëra pushues kanë vërshuar drejt plazheve të Durrësit. E gjithë vija bregdetare është mbipopulluar nga pushues vendas por edhe të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia.

Pushuesit thonë se deti mbetet alternativa më e mirë për tu freskuar në këto ditë nxehta korriku.

Pushues konstatojnë se infrastruktura në bregdetin e Durrësit është përmirësuar dukshëm këtë vit, por çmimet thonë se kanë pësuar një rritje te dukshme krahasuar me vitin kaluar.

Fluksi i pushuesve ka lënë të kënaqur edhe operatorët turistikë të cilët shprehen që ky sezon po sjell më shumë turistë se i kaluari.

Gazetare: Keti Toroveci

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›