E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mallakastër, dëmtohen varrezat, në fshatin Belishovë banorët kërkojnë drejtësi

Prej 7 vitesh varrezat publike të fshatit Belishovë në Bashkinë e Mallakastrës dëmtohen sistematikisht nga persona ende të paidentifikuar duke u kthyer në problem shqetësues për banorët e zonës.

Banorët tregojnë se në periudha të ndryshme kohore fotografitë dhe qivuret e të ndjerëve thyhen e dëmtohen, ndërsa theksojnë se problemin e kanë denoncuar në polici e madje çështja e tyre ka përfunduar deri në prokurori, por vijon të mbetet e pazgjidhur.

Prej vitesh varrezat e Belishvës në Mallakastër dëmtohen, ndërsa askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›