E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri largohet numri dy i Bashar al Assad

Në një deklaratë ët lexuar në televizionin satelitar Al Arabia, Jarab Al Shara u ka bërë thirrje ushtarëve sirianë që të bashkohen me revolucionin. Në 5 gusht kishin qenë rebelët e ushtrisë së Lirë siriane që kishin lajëmruar mbërritjennë Jordani të kolonelit Shara, sëbashku me vëllain e Jarab. Ditën e lajmit për dezertimin e përgejgjësit për departamentin e informacionit të inteligjencës së Damaskut, shtypi zyrtar sirian kishte reaguar duke thënë se nuk ekzistonte një post i tillë. Sipas një burimi diplomatic perëndimor i cituar nga disa media arabe, vëllai i presidentit sirian Maher, ëshët duke vdekur si pasojë e plagëve të rënda të marra në atentatin e 18 korrikut të kaluar në Damask. Ai ka humbur njërën këmbë. Nddërkohë oër të përfocuar pozitat e tij të brishta Assad ka emëruar tre ministra të rinj. Luftimet në alepo vazhdojën dhe gjatë ditës janë regjistruar 18 vuiktima, në nëj kohë kur OKB-ja lëshon alarmin për krizë humanitare në vend. Sipas të dhënave janë më shumë se 2.5 milion persona që rrezikojnë jetën. Në të gjithë Sirinë vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 158 viktima. Një ditë më parë nga Nju jorku ka ardhur lajmi se misioni I monitorimit të OKB-së ka përfunduar me anë të nëj deklarate ku thuhej se Siria ka zgjedhur luftën. Po nga selia e OKB-së bëhet e ditur se Lakdar Ibrahimi ka pranuar postin e tij si I dërguar special I OKB-së dhe ligës arabe, pas dorëheqjes së Kofi Anan. Edhe Kina ka zbritur në fushë duke i kërkuar Sirisë një armëpushim me anë të ministrit të jashtëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›