Azil politik per Assange

Tension i lartë ndërmjet Ekuadorit dhe Britanisë së madhe pas vendimit të shtetit amerikano jugor për ti dhënë azilin politik Julian Asanzh, i cili që në qershorin e kaluar është strehuar në ambasadën e Kuitos në Londër. Pas dhënies së azilit politik, Londra ka reaguar duke thënë se ishte një vendim I gabuar dhe ka këmbëngulur se Asanxh do të ekstradohet në Suedi ku akuzohet pët përdhunim dhe ngacmim seksual. Por frika e themeluesit të Uikiliks është se më pas do të dorëzohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku rrezikon burgim të përjetshëm madhe dhe dënimin me vdekje për publikimin e materialeve sekrete të qeverisë amerikane. Ministri I jashtëm I Ekuadorit, Rikardo Pinto kishet deklaruar se Britania e madhe kishte kërcënuar se do të sulmonte ambasadën për të arrestuar Asanzh. Por ministry I jashëtm britanik Uilliam Hag ka thënë se Britania e Madhe nuk e ka kërcënuar me hedhje raketash ambasadëne Ekuadorit. Azili politik i është dhënë Asanzh për 11 arsye, pasi ai është një profesionist I komunikimit që lufton për lirinë eshprehjes, së shtypit dhe të drejtave të njeriut. Ky është një nga 11 kushtet për të cilat I ëshët dhënë azili politik nga Ekuadori, themeluesit ët Uikiliks mbi bazën e artikullit 41 të kushtetutës së Ekuadorit. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të jashtëm Pinto. Ndërkohë që jashët selisë së ambasadës ka pasur përleshje mes policisë britanike dhe mbëshettësve të Asanzh, tre nga këta të fundit janë arrestuar. Por Britania e Madhe nuk ka ndërmend të lejojë që Asanzh të largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër si një njeri I lirë. Ministria e jashtme britanike me anë të një deklarate për shtyp ka deklaruar se nëse do të marrë një kërkesë që Asanzh të largohet si një njeri u lirë për shkak të marrjes së azilit politik, ajo do të refuzohet në bazë të detyrimeve ligjore.