Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror
TIRANE-Ndërron jetë në spital Leka Zogu i Parë. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare pas qëndrimit prej disa ditesh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.
Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 73-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore të tij.
Leka Zogu I lindi në 5 Prill të vitit 1939 në Tiranë. Është djali i Ahmet Zogut, i shpallur Mbret i Shqipërisë në ato vite.
I ardhur prej dy ditësh ne jetë në prill të 1939 familja mbreterore nis nje jete te re ne mergim. Ai shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor të 1993, me një vizitë të papritur kur u ul në aeroportin e Rinasit me një avion privat.
Pretendenti i Fronit bëri një përpjekje të parë për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë në ato vite.
Ai u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri pas 5 vjetësh në qershor të vitit 2002.