Shultz: Hetim i plote, te perfshihet hapja e kutive
Kreu socialist Edi Rama, mori diten e djeshme mbeshtetjen edhe te Presidentit te grupit te socialisteve dhe demokrateve ne Parlamentin Evropian, Martin Shultz per hapjen e kutive te votimit. Gjate nje takimi te zhvilluar ne Strasburg, gjate bisedes mes tyre u ra dakord qe opozita duhet te kthehen ne parlament ne te njejtin moment pasi te jete marre nje vendim per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, i cili do te ushtroje hetim te plote perfshi dhe hapjen e kutive. Shultz u shpreh, se ky hetim duhet te siguroje transparence te plote si nje baze per permiresime te rendesishme per menyren si do te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, me qellim permbushjen e angazhimeve nderkombetare. Mes paleve, u diskutua qe gjetja e nje zgjidhjeje per krizen politike mes qeverise dhe opozites eshte e domosdoshme per te vendosur nje baze te re dialogu konstruktiv. Qendrimi i Shultz, erdhi pas shpjegimit te arsyeve nga kreu i opozites, Rama dhe deputeteve te tij ne lidhje me krizen politike ne vend.