E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuma të majme për Anxhelën

Ardhja e zonjës së madhe të modës dhe fustaneve të saj unike në Shqipëri dhe udhëtimi i disa modeleve nga Kosova drejt vendeve të bukura dhe të vjetra të Jugut të Shqipërisë bëri mediat shumë kureshtare.

Koleksioni më i ri i veshjeve të Sherrin Hill, ku tashmë janë realizuar edhe fotografitë nga modelet shqiptare shumë të zgjedhura, mes tyre edhe Miss Kosova 2012, Diana Avdiu, do të vijë nën aparatin e të madhit Fadil Berisha.

Sipas ''Panorama" me një shumë të majme për të reklamuar veshjet dhe madje, zgjedhur edhe si imazh i zonjës Hill, është eleganca dhe sensualiteti i Anxhela Martinit. Arsyeja se pse ajo kishte zgjedhur bukuroshen shkodrane, është pasi këtë herë Hill në fustanet e saj kishte më tepër sensualitet, që i përshtatej shumë modeles shqiptare./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›