Grabiti 125 mln lekëarrest shtëpie përarkëtaren e bankës
LUSHNJE-Arrest shtëpie, është masa që u mor sot nga Gjykata e Lushnjës ndaj arkëtares së një banke që akuzohet se grabiti 125 milionë lekë të vjetra nëpërmjet shpërdorimit të detyrës.
Vendimin e zbutur ndaj Ornela Tabakut, trupi gjykues e argumentoi për shkak të fëmijës së vogël që shtetasja në fjalë ka. Pas këtij vendimi pritet që Tabaku të hetohet nën masën e sigurisë atë të “arrestit shtëpiak”. Ndërkohë familjarët e arkëtares kanë marrë përsipër zëvëndësimin e parave që tabaku ka shpenzuar gjatë kësaj kohe nga shuma e grabitur.
Më 5 Qershor, fale operacionit policor te koduar "Transferta e fundit", Ornela Tabaku, punonjësja e një banke është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi dyshohet se ka grabitur mbi 100 milione leke te vjetra. Tabaku me profesion financiere u prangos në banesën e saj.
Tabaku kishte arritur te grabiste shumen marramendese nga banka ku punonte duke tërhequr cdo muaj disa milione leke nga subjekte shteterore e private duke mbushur llogarine e saj bankare me plot 12.5 mln leke te reja ose thene ndryshe, 125 milione leke te vjetra.
Skema e grabitjes
Para se te niste operacionin "Transferta e fundit", policia ne bashkepunim me banken private kanë arritur të dokumentojnë faktin se shtetasja në fjalë duke shfrytëzuar detyrën e arkëtares pranë bankës ka vjedhur në mënyrë të përsëritur shuma të konsiderueshme lekesh dhe konkretisht: “Vjedhja e pare daton në 30 janar te ketij viti kur financierja ka terhequr ne dy raste nga llogaria e Drejtorise Rajonale te Transportit Rrugor Fier, shumën prej 4 milione lekesh, të cilëne ak arkëtuar në datën 1 Shkurt. Në daten 30 Prill të ketij viti Tabaku ka tërhequr nga llogaria e Institutit te Sigurimeve Shoqërore Lushnje, shumën prej 3.1 milione lekësh të cilen e ka arkëtuar ne 3 maj të këtij viti. Po në datën 31 maj Ornela Tabaku ka bërë një tjetër tërheqje prej 1 miljon lekesh nga llogaria e fruta-perimeve Lushnje
Ne daten 4 Qershor nga kontrolli i gjithe veprimeve bankare te kryera nga kjo punonjese, rezulton se veç shumave te mesiperme kjo shtetase ka terhequr nga Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Fier shumen prej 12.5 milionë lekësh ku për këtë shumë nuk ka prerë as mandat pagese duke i përvetësuar për vete”.
Por mekanizmi i vjedhjes nuk perfundon ketu. Sikur mos mjaftonin llogarite e institucioneve shteterore shtetasja në fjale ka nderhyrë dhe ne llogarite private te klienteve ku nga nje shtetas me inicale L.N ka terhequr shumen prej 5000 euro .
Sipas policise shuma totale e përfituar arrin ne 12.5 miljon lekë të rinj ose 125 miljon leke të vjetra.
Dyshimi
Fillimisht ishte dyshimi i eprorëve dhe më pas hetimet e policise ato qe zbuluan vjedhjen.
Policia nderkohe sekuestroi shumen e mesiperme ne cilesone e proves materiale. Tabaku do të gjykohet për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyren” dhe “Vjedhje e bankave dhe arkave te kursimit".
(d.b/BalkanWeb)