E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker kërkon fitoren në Barcelonë: Jam më i motivuar

Mikael Shumaker nuk është penduar që vendosi të rikthehet në Formula 1, pavarësisht nisjes zhgënjyese të sezonit. Shtatë herë kampioni gjerman shprehet i bindur se do të paraqitet në nivele të larta dhe do të arrijë të fitojë. Ai është i përqendruar që këtë objektiv ta realizojë prej çmimit të Madh të Barcelonës. Piloti i Mercedes GP, i rikthyer tri vjet pas tërheqjes, deklaron se është “edhe më i motivuar” dhe kërkon suksesin pikërisht në cirkuitin katalan. Shumaker, i cili deri më tani nuk ka arritur të renditet më lart se vendi i gjashtë (në garën e Bahreinit), tha: “Po punojmë për zhvillimin e makinës dhe për të rritur besueshmërinë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›