Moto Gp: Dani Pedroza pole në Spanjë përpara Lorencos
Dani Pedroza do të niset nga “pole position” në çmimin e Madh të Spanjës, gara e dytë e Botërorit 2010 në MotoGp. Piloti spanjoll i Hondas ka regjistruar xhiron më të shpejtë në provat zyrtare. Me kohën 1’39”202, ai është renditur përpara bashkëkombësit Horge Lorenco (Jamaha), i cili ka qenë 285 të mijtat më i ngadaltë. Piloti tjetër që do ta nisë garën nga vija e parë është Keisi Stoner: australiani i Dukatit u pozicionua i treti, me 309 të mijtat nga Pedroza. Vend i katërt për Valentino Rosin me Jahama: “Doktori” vazhdon të ndiejë dhembje në shpatull dhe i mbylli provat me kohën 1’39”558. Pas tij nisen Niki Heiden dhe Randi De Puniet.
#