Shumaker piloton Ferrarin e Masës në Valencia
Rikthehet Shumaker. Ish-kampioni i botës do të pilotojë Ferriarin e Filipe Masës në Çmimin e Madh të Valencias. Lajmi ëhstë bërë i ditur dje nga skuderia nga Maranelo dhe është konfirmuar ehde nga vetë gjermani. Shumaker, i tërhequr nga garat e Formula 1 në fund të 2006-ës rikthehet tek e njëjta skuadër ku gjatë këtyre di viteve edhe ka drejtuar, pas dëmtimit të rëndë që pësoi piloti i ferrarit në Çmimin e Mdh të Hungarisë, braziliani Filipe Masa. “Po përgatitem për të marrë endnin e Masës. Sot (dje) takova Montexemolon dhe Domeikalin (dy shefat e Ferrarit) dhe ramë dakord që makinën ta drejtoj unë”, ka pohuar Mikael Shumaker në një komunikatë publikuar në faqen e internetit të tij dhe skuadrës së ferrarit. Çmimi i Madh i Valencias do të zhvillohet më 23 gusht.