E Shtunë, 31 Tetor 2026

BMW tërhiqet nga F1 në përfundim të 2009-ës

 

BMW do të tërhiqet nga Formula 1 në përfundim të Botërorit 2009, pas një sezoni të errët dhe në mes të krizës së industrisë së automobilizmit. Madje as konstruktorët gjermanë apo skuderia nuk kanë dhënë shpjegime të hollësishme për këtë vendim, por është lajmëruar së shpejti në Mynih një konferencë për shtyp me drejtues të lartë të dhe drejtorin e BMW Sauber, Mario Theissen. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së bordit drejtues të martën dhe reflekton rritjen e fokusimit drejt qëndrueshmërisë. BMW e ka bërë debutimin në Formula 1 në vitin 1982 si motor ndihmës i Brabham dhe në garën e parë piloti ka qenë braziliani Nelson Piquet. Konstruktorët u rikthyen në vitin 2000 si partnerë motori me ish-kampionët e Uilliams, duke fituar kampionatin në 2001 dhe duke u renditur në vendin e dytë në dy kompeticionet pasardhëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›