Shume me teper sesa agjerim me 1 gusht filloi muaji i Ramazanit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga nje iftar i perbashketMegjithe sakrificat e shumta ajo qe mund te degjosh prej myslimaneve eshte se ramazani eshte nje muaj i shenjte dhe me shume se vetem nje feste. Ne ramazan njerezit organizojne shume gjera. Kete mund ta veresh edhe ne pjesen e Bonit Bad-Godesberg ku jetojne rreth 30.000 myslimane. Ne treg mund te gjesh gjera te ndryshme nga vendet arabe qe shijojne shume mire. Ramazani eshte per ne nje muaj i shenjte kur duhet te ndihmosh edhe gruan ne pergatitjen e ushqimit sepse edhe ajo agjeron. Te ndihmosh eshte nje ndjenje e mire thote Yameni i cili ka dalur ne treg se bashku me te birin per te blere ushqime per ramazan.
Ramazani ndjenje e pastertise shpirterore dhe e bashkejeteses
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustrueseShume prej njerezve te mbledhur ne treg blejne gjera ushqimore dhe veshmbathje. Ne fakt shume prej tyre blejne me shume se qe kane nevoje per familjet e tyre te vogla. Tani presim edhe mysafire shpjegon Yamini duke shtuar se mysafiret ne muajin e ramazanit vitjne gati cdo dite.
Ramazani eshte nje ndjenje e pastertise shpirterore dhe e bashkejeteses. Nje feste ku jepet dhe merret. Kur te kesh uri atehere e sheh se si jetojne ne fakt ata te cilet nuk kane mjaft te hane. Kjo te ben qe te ndihmosh edhe te tjeret njerezit qe kane nevoje pohon ai.
Gjate muajit Ramazan intensifikohen takimet me besimtaret e tjere
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga lutjet ne xhamine turke te Kln-itYamen dhe gruaja e tij shpesh shkojne edhe ne xhami ku takohen me besimtaret tjere dhe luten. Aty mblidhen dhe studente.
Yameni me familje largohet nga tregu me cantat plot me gjera. Keshtu veprojne edhe besimtaret tjere. Shume prej tyre kane blere edhe embelsira. Nje 12 vjecar thote se kesaj radhe do te agjeroje per here te pare.
Nuk eshte teper veshtire. Vetem kur ben sport eshte veshtire sepse nuk mund te pish uje. Prandaj kam vendosur qe kete muaj te rri ne shtepi thote ai.
Shume restorante ne Bad Godesberg do te jene kete muaj te hapura deri ne dy pas mesnate. Yamani thote se ai dhe bashkeshortja e tij agjerojne qe nga mosha 10 vjecare - vullnetarisht.
Autor Miriam Klaussner / Bahri Cani
Redaktoi Esat Ahmeti