E Diel, 1 Nëntor 2026

Madonna me film në Venecia

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 17:42

Filmi i Madonna-s mbi romancën e mbretit Edward VIII me amerikanen Wallis Simpson do të shfaqet premierë këtë vit në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi “W.E”, të cilin këngëtarja e ka dirigjuar personalisht, do të transmetohet gjatë evenimentit nga datat 31 gusht deri më 10 shtator.

Aktorja britanike Andrea Riseborough interpreton zonjën Simpson, e cila vë përballë marrëdhënien e saj skandaloze me një romancë të përkohshme.

Gjithsej 21 tituj do të garojnë për çmimin prestigjioz Luani i Artë. Mes tyre do të jenë edhe filma të regjisorëve të njohur si Roman Polanski.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›