Marrëveshje për kursime
Ministria e Energjisë dhe e Minierave dhe GTZ-ja kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me pesë komuna që ka për qëllim ndriçimin efecient në ndërtesat publike dhe modernizimin e ndriçimit të rrugëve dhe shesheve kryesore.
Përfitues të projektit janë Kuvendi Komunal i Prishtinës, Komuna e Prizrenit, e Mitrovicës, e Ferizajt dhe e Gjilanit. Në projekt-pilot janë përfshirë edhe Qendra Studentore e UP`së dhe shkolla fillore Musa Zajmi në Gjilan.
Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka-Pula, tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, pasi që Kosova si shtet i ri po shënon fillimin e zbatimit të një koncepti të ri për sa i përket kursimit të energjisë elektrike në Kosovë.
”Është një marrëveshje shumë e rëndësishme për sa i përket efiçiencës së energjisë elektrike. Efiçienca e energjisë është një koncept i ri, të cilin janë duke e zbatuar të gjitha vendet e BE`së”, tha Pula.
Në anën tjetër, ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach, e vlerësoi lart këtë marrëveshje, duke theksuar se Gjermania vazhdon ta përkrahë sistemin e energjisë në Kosovë.
"Gjermania ka qenë e përfshirë në sektorin e energjisë për një kohë, jo vetëm në fushën e prodhimit të energjisë, por edhe në transmisionin e energjisë, që është një gjë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë”, pohoi ambasadori gjerman. Ai më pas tha se e vlerëson lart punën e MEM`it me GTZ`në dhe uroi komunat përfituese të projektit, UP-në dhe shkollën në Gjilan, të cilat sipas ambasadorit, kanë qenë të gatshëm të fillojnë një pilot projekt, i cili do të shërbejë si shembull për mbar popullatën e Kosovës në përgjithësi.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, tha se ky është një hap i cili na mëson se duhet të zhvillohemi duke kursyer dhe jo e kundërta. Është projekt dyvjeçar, i cili fillon brenda këtij viti dhe pritet të finalizohet diku rreth vitit të ardhshëm, kurse kap shumën prej 600 mijë eurosh.