Shutter Island, premierë në ekranin e kinemasë
Vazhdon premiera e të premtes në kinema Millennium. Këtë herë është radha e Shutter Island, që u shfaq premierë ditën e premte. Shutter Island është një film psikologjik, një triller misterioz i drejtuar nga regjisori i njohur Martin Scorsese me protagonistë aktorët Leonardo DiCaprio,
Mark Ruffalo, Ben Kingsley dhe Michelle Ëilliams. Filmi ka marrë vlerësime jashtëzakonisht të mira nga kritika e specializuar por edhe nga publiku. Filmi i vendos ngjarjet në vitin 1954, dy agjentët e policisë, Teddy Daniels dhe Chuck Aule, nisin një hetim në Shutter Island, në breg të Massachusetts mbi zhdukjen misterioze të një nëne vrasëse nga një spital psikiatrik dhe njëherësh burg te vendosur në një ishull. Mjekët pretendojnë se ajo është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, por detektivët nuk janë të bindur me këtë hipotezë.
Last Updated on E Premte, 16 Prill 2010 20:15