E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wertmüller me studentët e kinemasë

Lina Wertmüller pati dje vizitën e saj të parë në Shqipëri e cila zgjat jo më shumë se 24 orë.

Regjisorja e kinemasë italiane, e epokës më të ndritur të saj, vitet '50-'70, bashkëpunëtore e Federico Fellinit dhe e shumë artistëve të tjerë në zë, erdhi dje për të prezantuar komedinë "Mimì metallurgico ferito nell'onore".


Filmi i vitit 1972 u shfaq në sallën e konferencave në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të 20-vjetorit të Koperacionit Italian për zhvillim në Shqipëri.


E lehtë dhe e gatshme për të bashkëbiseduar me audiencën, regjisorja 82-vjeçare qëndroi deri në fund të takimit dhe të projeksionit 120 minutësh që u prit shumë mirë dhe u duartrokit gjatë.


Wertmüller ka dashur të dijë më shumë për gjendjen e kinemasë në Shqipëri. Për këtë arsye ajo do të ketë një takim me studentë në Akademinë e Filmit dhe të Multimedias "Marubi". Pasdreke largohet.


Seriali i filmave "Sguardi italiani" vijon më 19 prill me "Il medico della mutua" (1968) i Luigi Zampa-s, me aktorët Alberto Sordi, Nanda Primavera.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›