E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvajni: “Spanja, më e mirë vetëm në letër”

Bastian Shvajnshtajger tha se “makeover”-i që bëri ekipi gjerman, duke sjellë “fytyra të freskëta dhe karaktere të ndryshëm” është instrumenti i suksesit të tyre në Kupën e Botës.

Gjermania ka qenë ekipi që ka bërë më shumë përshtypjë në Afrikën e Jugut deri tani, por Shvajnshtajgeri këmbëngul se Spanja është ekipi favorit për gjysmëfinalen që do të luhet në Durban.

Dy gjigantët europianë kanë pasur një ecuri në kontrast në rrugën e tyre drejt gjysmëfinaleve. Përveç një dështimi kundër Serbisë në fazën e grupeve, ekipi i Johakim Lëvit ka shkatërruar çdo ekip që i ka dalë përpara, përfshirë dhe Anglinë dhe Argjentinën në fazën me eliminim direkt.

Ndërkohë spanjollët, një nga ekipet më të favorizuara para kompeticionit, nuk kanë lënë përshtypjen maksimale që pritej prej tyre.

Por Shvajnshtajger këmbëngul se formacioni që mundi Gjermaninë në finalen e Euro 2008-s dy vjet më parë ende qëndron “ekipi më i mirë në letër”.

“Të humbasësh një finale të shkakton gjithmonë vuajtje dhe pakënaqësi, por Spanja ishte dukshëm ekipi më i mirë”, - tha mesfushori i Bajernit të Munihut.

“Në letër Spanja është një ekip më i mirë, por unë mendoj se dhe ne kemi treguar në dy ndeshjet e fundit ne kemi mundur ekipe që dukeshin në letër më të mirë se ne”.

“Për mua, Spanja është ekipi më i mirë në botë. Do të jetë e vështirë, ashtu siç ishte kundër Anglisë dhe Argjentinës, por ne kemi besim në këtë ekip pasi ne kemi treguar se çfarë ne mund të bëjmë nëse ne të gjithë mbështetemi te njëri-tjetri”.

Gjermanët kanë bërë të heshtin shumë nga dyshuesit që sulmonin “markën” e lojës së tyre, një ndryshim i madh në raport me vitet e mëparshme, kur ata ishin të njohur për lojën e tyre më shumë mbrojtëse.

Gjermania udhëheq në Kupën e Botës me 13 gola dhe me fytyra të reja si Tomas Myler, Sami Khedira dhe Mesut Ozili, të gjithë këta janë zbulime të këtij Botërori.

Shvajnshtajger shtoi: “Ne tani kemi fytyra të freskëta dhe karaktere të ndryshëm. Lojtarët e rinj që kanë ardhur kanë fituar eksperiencë gjatë këtij turneu. Spanja nuk ka ndryshuar shumë. Serxhio Buksets zëvendësoi Markos Senën, por ata thuajse janë i njëjti ekip si dy vjet më parë. Ksavi, Iniesta, por dhe Ksabi Alonso dhe Pike janë lojtarë të mëdhenj, por ne ende kemi një shans kundër tyre. Ata janë lojtarë decizivë për Spanjën, pasi pa ata David Vija dhe Fernando Torresi nuk do të siguronin shërbimet që kanë nevojë për të shënuar gola”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 06 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›