E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Ky shans nuk na vjen më

Fernando Torres beson së ky për këtë ekip spanjoll do të flitet për vite me radhë nëse ai mund Gjermaninë. Sulmuesi i Spanjës dhe i Liverpulit ka qenë në formacionin shartues në të gjitha ndeshjet e përfaqësueses së tij të në këtë Botëror, përfshirë edhe në humbjen e kampionëve të Europës kundër Zvicrës (0-1).

26-vjeçari tha: “Asnjë lojtar nuk e ka vendin të sigurt në formacionin shartues. Një lojtar duhet të jap 100 për qind në luftën e tij për një vend në ekip. Nëse unë do të shënoj kundër Gjermanisë dhe do të shkojmë në finale do të jetë e pabesueshme. Unë shpresoj që historia të përsëritet, por mbi të gjitha ekipi të fitojë.

“Ne kemi bërë shumë mirë në ndeshjet e fundit, por ekipi gjerman është më i mirë në raport me ekipet që ne jemi ndeshur. Ata e kanë provuar se janë një nga favoritët në këtë turne, pa asnjë dyshim.

“Unë nuk dëshiroj vetëm për gjysmëfinalen, dua më shumë. Ky është një shans i madh dhe ne jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi kurrë sërish. Ne kemi të drejtën të ëndërrojmë të luamë një ndeshje të mrekullueshme kundër Gjermanisë. Ne dëshirojmë që njerëzit të flasin për këtë ekip të Spanjë gjatë dy viteve të ardhshme, ose dhe më gjatë”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 06 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›