E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si deshtoi projekti per ndertimin e Pallatit te Drejtesise

Ne kuader te projekteve CARDS 2003, BE kishte bere gati nje projekt per ngritjen e Pallatit te Drejtesise ne Tirane, me qellim permbledhjen e gjithe gjykatave dhe prokurorive te kryeqytetit ne te njejtin vend. Por, per shkak te nje konflikti pronesie ne vendin e paracaktuar per ngritjen e Pallatit te Drejtesise, ky projekt deshtoi dhe fondet rrezikun te digjen. Nuk ishte nje shume e vogel e destinuar per realizimin e ketij projekti, pasi behej fjale per 3,5 milione euro. Moketi i projektit gjendet ende ne Ministrine e Drejtesise ne pritje te gjetjes se nje trualli pa probleme dhe mundesisht ne qender, pasi gjyqtaret e Gjykates se Tiranes e kane refuzuar ne ate kohe kalimin ne Pallatin e Drejtesise, pasi mendonin se ishin me mire ne godinen ku ndodheshin, e cila ndodhet afer qendres se kryeqytetit. Por, per fat te mire, ky fond nuk u dogj i teri, pasi nje tjeter projekt ngjalli interes per KE. Behej fjale per nje projekt te propozuar nga kreu i Gjykates se Krimeve te Renda, Sander Simoni, per te ngritur nje godine te madhe, ku do sistemoheshin disa gjykata dhe prokurori te kryeqytetit. Ky propozim u pranua nga KE dhe u akordua nje fond prej 6,5 milione euro per te ndertuar godinen qe perfundon punimet ne qershor te ketij viti dhe ku priten te sistemohen 4 institucione, si dhe 52 oficere te policise gjyqesore me zyra personale. Nderkohe qe, lidhur me projektet e ardhshme dhe sa fond shtese do te perfitohet per kete gjykate te re, mjaft moderne dhe me hapesire te konsiderueshme prej 8 mije metra katrore, kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda shpjegon se ne muajt e ardhshem pritet te perfitojne 500 mije euro nga IPS, te cilat do te perdoren per forcimin e kapaciteteve te gjyqtareve.
Tabele e financimeve te PAMECA-s
Misionet Programi Shuma
PAMECA I CARDS 2004 3,800,000 euro
PAMECA II CARDS 2005 7,000,000 euro
PAMECA III IPA 2007 5,500,000 euro
Konkluzionet BE-se per efektshmerine e projekteve te PAMECA-s
Anet Pozitive
Fokusim Strategjik
MIK, Akademia e Policise dhe ana legjislative
Financime shtese nga projekte te tjera (Kursi strategjik per oficeret e larte)
Jane hedhur bazat per zhvillime te metejshme (Akademia e Policise)
Koordinatore te Policise se Shtetit ne PAMECA
Sisteme vleresimi per punonjesit lokale dhe pjesemarrjen ne aktivitete
PAMECA PR
Anet Negative
Mungesa e Indikatoreve te suksesit
Fokusim i kufizuar ne nivelet lokale
Mungesa e parakushteve kundrejt perfituesve
Objektiva te vendosura pertej afateve
Punonjesit ne nivele baza perfitojne shume pak
Ndryshimi i stafit te trajnuar
Mungese e bashkepunimit me gjyqesorin
PAMECA perceptohet si e vecuar nga stafi i Policise se Shtetit
Nuk jane ndermarre veprime qe te rrisin pjesemarrjen e pales shqiptare
Masa per Permiresim
Duhet rritur komunikimi midis Delegacionit te KE, MIE dhe PAMECA
Duhet permiresuar komunikimi midis PAMECA dhe policise jashte Tiranes
Buxhet me i madh per aktivitetet ne mbeshtetje te trafikut rrugor
Duhen identifikuar dhe trajnuar eksperte te PSH me potenciale te larta, per fazen tjeter te zbatimit te programit
Krijimi i marredhenieve te punes ne nivel horizontal me hierarkine me te larte te Policise se Shtetit
Me pak aktivitete, por me me shume impakt

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›