E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti CARDS rajonal

Objektivi paresor i ndihmes se Bashkimit Evropian per vendet e rajonit te Ballkanit perendimor eshte mbeshtetja e procesit te stabilizim-asocimit. Ne kete kuader, Programi CARDS rajonal ofron mbeshtetje per Shqiperine, Bosnjen dhe Hercegovinen, Kroacine, Kosoven, Serbine e Malin e Zi dhe ish-Republiken jugosllave te Maqedonise. Ne Samitin e Zagrebit te vitit 2000 u deklarua se "afrimi me Bashkimin Evropian do te ece hap pas hapi me procesin e zhvillimit te bashkepunimit rajonal". Eshte pikerisht ky qellimi i programit CARDS rajonal: stabilitet politik, ekonomik dhe social nepermjet rritjes se bashkepunimit te vendeve te rajonit. Ky model i bashkepunimit rajonal bazohet ne eksperiencen e suksesshme te vendeve anetare te BE-se, sipas te ciles bashkepunimi i ngushte me vendet fqinje con jo vetem ne stabilitetin dhe progresin kombetar, por edhe rajonal, pasi ky bashkepunim eshte ne interes te te gjithe vendeve te perfshira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›