Strategjite e zhvillimit perballe ndihmes se BE
Asistenca financiare e Bashkimit Evropian ne kuader te Programit CARDS (Ndihma Komunitare per Rindertimin, Zhvillimin dhe Stabilizimin), eshte instrumenti kryesor mbeshtetes per konkludimin dhe zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit. Qellimi kryesor i kesaj asistence eshte forcimi i institucioneve demokratike, sigurimi i stabilitetit dhe nxitja e zhvillimit ekonomik ne rajon si dhe afrimi i perspektivave te anetaresimit ne BE, te vendeve pjesemarrese ne procesin e Stabilizim-Asocimit. Asistenca perfshin dhenien e kontributit per nje zhvillim te pergjithshem social-ekonomik, sic percaktohet edhe ne Programin Indikativ Shumevjecar 2002-2004 (MIP), si dhe duke marre parasysh Programin CARDS ne nivel rajonal dhe sigurimin e perputhshmerise me aktivitetet financiare te planifikuara ne kete nivel. Ekspertja shqiptare, Valbona Kuko, thekson se orientimi i Komisionit Evropian eshte qe ne financimet vjetore te programit CARDS duhet te synojme te paraqesim projekte te medha qe te mund te japin efektin e tyre ne sektore te vecante dhe jo te paraqiten projekte te vogla, qe mund te duken si ide te vecanta dhe mund te japin nje efekt mjaft te vogel ne sektorin ku mendohet te financohet. Vlera kumulative e angazhimeve te asistences se CARDS ne Shqiperi per periudhen 2001-2005 eshte 232,9 milione euro. Gjithashtu ne Keshillin e Ministrave pritet te miratohet nje shtese prej 5 milione euro per CARDS 2004.
Programi, bazuar ne prioritetet e percaktuara ne Dokumentin Strategjik Kombetar, fokusohet ne pese fusha kryesore. Drejtesia dhe Punet e Brendshme duke marre rreth 46% te totalit te fondeve, eshte padyshim fusha me e rendesishme e programit CARDS. Zhvillimi Ekonomik dhe Social merr rreth 28% te fondeve te angazhuara ne program. Nje fushe tjeter e rendesishme eshte Forcimi i Kapaciteteve Administrative (17%), nepermjet te ciles Qeveria synon te mbeshtese reformat ne administraten publike dhe te siguroje perafrimin me standardet komunitare. Fushat e tjera te CARDS, gjithashtu te lidhura me zhvillimin e qendrueshem te ekonomise dhe shoqerise shqiptare, jane mjedisi dhe burimet natyrore, ku jane angazhuar rreth 6% te fondeve dhe Stabiliteti Demokratik me rreth 3% te fondeve. Asistenca teknike (53%) eshte dominuese, pasi dhe vete objektivi kryesor i ketij programi eshte mbeshtetja e Shqiperise ne procesin e integrimit ne BE, nepermjet ndertimit te kapaciteteve te duhura. Komponenti "Investime" (31%) megjithese mbetet sinjifikues, eshte konsideruar si nje mase komplementare per forcimin institucional ne perqasjen e tyre me standardet e BE-se. Pjesa qe mbetet eshte e ndare ne 11% furnizime e pajisje, 1% mbeshtetje shoqerise civile dhe 4% te tjera.
Ekspertet nenvizojne se Strategjia Kombetare per Zhvillim (SKZHE) permban shume me teper objektiva sesa ato cka ka projekti CARDS. "Kjo per shkak strategjia i ofrohet jo vetem ketyre donacioneve, por nje numri te madh fondet dhe grantesh, qe Shqiperise i vijne nga burime te tjera", deklaron Kuko. Prioritetet kryesore te SKZHE-se jane; shendetesia, arsimi, infrastruktura dhe shendeti social.