Si deshtuan arrestimet e bujshme ne Durres
Pavaresisht asaj qe deklarohet lufta kunder korrupsionit mbetet e vaket e ngecur ne raste sporadike. Shpesh denimet e dhena nga gjyqesori i hapin rruge vazhdimesise se fenomenit ndersa operacionet policore pjese e propagandes dhe krijimit te imazhit ne publik.
Te goditurit ne Durres kane qene kryesisht ata qe ne opinion i quajne peshqit e vegjel e derisa goditjet te mbeten tek ata lufta antikorrupsion do te vazhdoje te jete e humbur pavaresisht betejave te vogla qe deklarohen te fituara.
Gjate dy viteve te fundit ne Durres jane evidentuar 32 vepra penale te korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike a ne sektorin privat si dhe te shperdorimit te detyres. Goditjet e sektorit te antikrimit ekonomiko-financiar gjate kesaj periudhe jane perqendruar bazuar mbi kallezimet paraprake te qytetareve kryesisht tek Agjencia e Legalizimeve dhe Urbanizimit ALUIZNI ne piken e kontrollit teknik te automjeteve si dhe te punonjes te administrates bashkiake etj.
Nder arrestimet me te bujshme te periudhes 2009-2010 eshte pa dyshim ai i ish-deputetit te Partise Demokratike Florian Bajramaj dhe bashkepunetorit te vet Pasho Beqiri te cilet u prangosen nje vit me pare per shperdorim detyre ne kohen kur kryenin funksione ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Komunes Rrashbull. Bajramaj dhe Beqiri u akuzuan per abuzime ne dhenien e lejeve per sheshe ndertimi dhe leje ndertimi ne zonen turistike te Shkembit te Kavajes dhe zona te tjera te komunes duke favorizuar persona qe nuk zoteronin titull pronesie ne troje publike. Vetem pak muaj para ketij arrestimi nje tjeter ish-deputet socialist i shpallur ne kerkim qe ne 2006 u vetedorezua per te vuajtur denimin e reduktuar ne dy vjet burg nga Gjykata e Apelit per vepren penale te shperdorimit te detyres ne kohen kur ishte kryetar i Hipotekes se Durresit.
Ornela Cako zedhenese e Drejtorise se Policise se Qarkut Durres tha per Shqip se gjate vitit te kaluar seksioni kunder korrupsionit prane sektorit kunder krimit ekonomiko-financiar evidentoi gjithsej 20 vepra penale nga te cilat u zbuluan 19 me 32 autore 5 prej te cileve te ndaluar dhe 27 te tjere u proceduan penalisht ne gjendje te lire.
Te ndaluarit e vitit te kaluar qene shefi i policise bashkiake te Durresit nje punonjes i kesaj policie kryetari i njeres prej njesive administrative te bashkise nje inspektor i kesaj njesie dhe nje sekser. Te peste u vune ne pranga gjate operacionit Batica qe u organizua nga Task-Forca e Tiranes dhe agjentet antikorrupsion te policise se Durresit.
Por pak muaj me pas ata qe cuan ne pranga ish-kreun e policise bashkiake ndryshuan deklarimet e tyre ne gjykate dhe perfunduan ne pranga. Arrestimi i bujshem ne nje nga zonat me te populluara te qytetit nga forca policie me maska rezultoi nje bllof. Ish-shefi i policise iu rikthye normalitetit ne nje tjeter detyre ate te kryetarit te njeres prej njesive administrative te bashkise.
Konvertimi i gjobes se vene nga gjykata po te pashlyer per nje ish-efektiv te policise se portit nga 5 milione leke te vjetra ne 100 dite burg u ekzekutua vitin e shkuar. Denimi erdhi si pasoje e denoncimit te nje rasti korruptiv nga nje shtetas italian prane ambasades se shtetit te vet ne Tirane.
Nderkaq 9 muajt e ketij viti kane regjistruar ne shifra 12 raste me 24 autore 11 prej te cileve te ndaluar 12 te proceduar ne gjendje te lire dhe nje person ne kerkim. Ndalimet u perkasin rasteve te punonjesve te ALUIZNI-t dhe Kontrollit Teknik te Automjeteve. Per nje pjese te tyre hetimet vazhdojne nderkohe qe goditja e ketyre rasteve nuk eshte se goditi realisht fenomenin.
Pas cdo rasti qytetaret ata qe jane te paret dhe te vetmit qe perballen me fenomenin e korrupsionit ne cdo zyre studio a dhoma mjeku deshmojne se vetem pak dite pas arrestimeve frika i le vendin normalitetit dhe ryshfetet mitemarrja apo i ashtuquajturi korrupsion dhe shperdorimi i paster i detyres vijojne ne rrjedhen normale.
Akuzat e ngritura bujshem zbuten gjate rruges dhe perfundojne me gjoba ose denime te lehta te paperfillshme perballe fitimit te siguruar paraprakisht. E pertej ketyre ata qe goditen mbeten qytetaret.