E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi Ministrat e akuzuar duhet te largohen

Zv.ministri Kreu i LDK-se Prokuroria te nise arrestimet

Nga brenda mazhorances ka dale nje tjeter ze i cili kerkon reflektim per akuzat e diteve te fundit dhe nje menyre te re performance nga shumica parlamentare. Behet fjale per zv/ministrin e Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve Nikolle Lesit i cili ben thirrje per nje reagim me civil. Nese per arsye te korrupsionit apo bashkepunimit me krimin arrestohen njerez te veshur me pushtet Shqiperise nuk i krijohet ndonje destabilitet politik. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje zevendesministri i Turizmit Nikoll Lesi njekohesisht kryetar i Partise Lidhja Demokristiane te Shqiperise qe eshte pjese e koalicionit te djathte qeveritar qe eshte ne pushtet. Ne deklaraten e tij per mediat Nikoll Lesi deklaroi se Prokuroria e Pergjithshme duhet te nise te punoje intensivisht per akuzat qe po shtohen gjithnje e me shume ne politike duke mos u druajtur qofshin majtas apo djathtas keta te perfolur. Prokuroria e Pergjithshme te nise arrestimet majtas dhe djathtas. Te hiqet imuniteti per gjithe deputetet dhe gjyqtaret theksoi Nikolle Lesi ne nje deklarate per shtyp paraditen e djeshme. Po keshtu kryetari i Lidhjes Demokristiane te Shqiperise u shpreh se te gjithe ministrat e akuzuar per korrupsion duhet te jepnin doreheqjen sa me pare per ti hapur rruge hetimit nga ana e prokurorise per ceshtjet qe ata akuzohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›