Si do të bëjmë dot pa frymëzimet staliniste, apo enveriste?
Në një kohë kur të gjithë po japin opinionet e tyre për figurat me kontribut historik, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, disa propagandistë, në një të përditshme që bën politikën e E. Ramës, e quan të panatyrshme që dr. Berisha të japë edhe ai mendimin e tij për historiografinë tonë. Madje, si kryetar i ekzekutivit tonë, ai e ka për detyrë të shfaqet edhe për këtë festë të madhe kombëtare. Në organizimin e kësaj feste jubilare, ka rolin e vet të patjetërsueshëm edhe koalicioni i djathtë në fuqi, pas tërë asaj tymnaje, që ka pështjelluar historiografinë tonë jo vetëm gjatë diktaturës, por edhe pas rrëzimit të saj. E majta e indoktrinuar shqiptare ka pasur privilegjin që të vazhdojë atë idolatrí që duhej ta kishte ndërprerë ndryshimi i sistemeve, por edhe të festojë me pompozitet festat të paraqitura si „pa dallim feje, krahine e ideje“. Ka pasur në dispozicion botimet më të llustruara, ku kanë dalë falsifikime të historisë në mënyrën më trashanike e skandaloze. Nuk kuptohet se ky shfytyrim do të ishte i përgjasueshëm me absurdin e ribotimeve të hamendësuara të propagandimeve nazifashiste, të dr. Gëbelsit, le të marrim një shembull. Ata u mësuan me këtë vijim të indoktrinimit historiografik, sa të quajnë të natyrshme jo vetëm festat e 16 tetorëve në Pezë, me foto e E. Hoxhës e me orgjitë gjer në mëngjës, por edhe të vendosin fotot e diktatorit në institucionet tona demokratike (ministrinë e Jashtme), si edhe të mbushin libraritë me botimet e tjetërsimit të së vërtetës me autore Nexhmije Hoxhën, apo me kujtimet e R. Alisë, në të cilat ky mundohet të shfajësojë vetveten nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë e kasphanës së njerëzve të pafajshëm në Tivar (4500 viktima që kërkohej t’i mbulonte pluhuri i harresës!).
Dhe citohet për keq thënia e Berishës se foli për ta pasqyruar sa me më shumë vërtetësi ngjarjen e madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë. S’paska të drejtën, madje, që të thotë që historia të shkruhet nga historianët larg mllefeve politike! (Shprehje të cituara).
Përveç ironive pa kripë si “më në fund mësoi se lufta e popullit tonë nuk ishte një luftë vëllavrasëse dhe se ai “vlerësonte figurën e Ahmet Zogut dhe asnjë tjetër (!) ... “, dhe se “figurën e Ismail Qemalit dhe fugurat e tjera historike, ka filluar t’i vlerësojë kohët e fundit(!)”.
Për nihilizmin e baashkëpunëtorëve të Ramës, me atë në krye, është folur si për një dukuri absolute. Kjo qenka pasqyrim pa mllefe i së vërtetës! Sa për atë, që lufta nacionalçlirimtare ka qenë luftë vëllavrasëse, Edi Rama këtë e ka shkruar në libër, në kohën kur paraqitej si antikomunist dhe si antienverist me flatra, por nuk u besua nga dëgjuesit që ia njihnin inkoherencën. Si duket autori i thënieve të tilla nuk e paska lexuar librin “Refleksionet”, në të cilin shkruhej me mburrje se “veteranët e Smokthinës e kishin dënuar me vdekje”. Tani janë pjesëmarrës së bashku përpara avujve zë rakisë dhe ovacioneve për Enverin, ku këndohej “E. Hoxha e mprehu shpatën...”!
Në këtë artikull ndjehet açik ajo propagandë që binte era vjetërsirë për të denigruar shtabet angleze, të cilat hidhnin me parashutë këpucë të së njëjtës këmbë! Në atë ngutje të kohëve luftarake mund të gjendeshin edhe 20 apo 30 palë këpucë të tilla. Por a nuk mund të dërgohej në misionin aleat në Bari një raport me “kaq këpucë janë vetëm të djathta. Lutemi dërgoni edhe po aq të majta! A thua se nuk rregullohej me mirëkuptim një gjë që s’ka prapamendime, sepse dërgoheshin edhe veshje, dërgoheshin edhe florinj, madjé! Por puna është gjetiu. Se filluan diferencimet edhe midis aleatëve, me baba Stalinin në krye. Për jugosllavët e mareshalit Tito, s’është nevoja të flitet, se atë e dinin i madh e i vogël! Anglezët dhe amerikanët nuk dëshiroheshin. Ata filluan të flisnin edhe për pluralizëm të shoqërisë së re të pasluftës. Për pluralizmin fliste edhe shoku Enver. Me mallkimet më të mëdha, madjé. “Pa dallim ideje” e kishin pranuar me hipokrizi édhe ata që vranë nacionalçlirimtarët se kërkonin pak frymë pluraliste, si deputetë të një shteti të ri!
Duket se tek anglezët ata preferonin ndonjë spiun prosovjetik, si për shembull Kim Filbin i cili, pasi kujtonte se do të hante me lugë të florinjtë në Moskë, me spiunllëqet kundër desantëve shqiptarë, vdiq i braktisur dhe i alkoolizuar në parajsën sovjetike!
Sa për Ahmet Zogun I, që nuk e duan propagandistët e sotëm të E. Ramës, Enveri vetëm se u tregua bukëshkalë. Ç’donte më tepër? Me bursë në Monpelié të Francës, kur ishte një student mediokër. Pasi ngeli për mosdhënie provimesh, në vend që të mbetej si peshku pa ujë, u punësua në Bruksel, në konsullatën belge. A kishte fytyrë të fliste ai kundër Monarkisë? Megjithatë, si ai që përmbysi kupën pasi hëngri bukën, e quante tiranik regjimin e A. Zogut, që kishte bërë vetëm një gjyq politik, me dënime 3-4 vjetësh. Kurse Enveri i batërdisi shokët e tij, pale kundërshtarët politikë. Me gjithë shfarosjen e familjeve të tyre! Megjithatë, si ai që përmbysi kupën pasi hëngri bukën, e quante tiranik regjimin e A. Zogut. Kurse Enveri i batërdisi shokët e tij, pale kundërshtarët politikë. Me gjithë shfarosjen e familjeve të tyre! Sa për atë që ka qejf të dalë në foto me presidentin Obama, kjo nuk meriton përgjigje për kah meskiniteti! Me që na kujton presidentët, kush ia bëri tërmetin propagandistik “vjedhjes” së orës së dorës, një presidenti amerikan?
Mujshia ka arritur në ato nivele, sa ta ndiejnë veten si Zeusi majë Olimpit dhe të shigjetojnë prej andej gazetat apo televizionet që s’i dëshirojnë: Po të gjitha të tjerat? Ku hyn edhe ZP-ja, të cilën E. Rama e quante Zuska Plakë (sipas inicialeve) në “Refleksionet”? Nga bisedat me njerëz të paanshëm, edhe né kemi marrë një opinion: Njerëzit e së majtës sonë edviniste nuk dëshirojnë aspak që të hyjmë në Komunitetin Europian. Sepse atjé nuk do të kenë shesh që të bëjnë përshesh, me falsifikimet e historisë dhe do të mbyten nga asfiksia që nuk do të kenë “lirinë” që t’i bëjnë hosaná frymëzimit stalinist apo enverist, - merr cilindo nga të dyja (frymëzimet), që janë e njëjta gjë!