E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do të paguhen 2500 punonjësit e Albpetrolit pas shitjes

Naftetaret ne greve / Foto arkiv

Luis Tanushi

Pas miratimit të ligjit që i hap dritën jeshile shitjes së kompanisë së naftësAlbpetrol.Sh.a, qeveria ka miratuar vendimin për trajtimin e punonjësve që do të dalin të papunë. Janë rreth 2500 punonjës të kësaj kompanie që do ta dalin në rrugë pas shitjes së kompanisë shtetërore të naftës. Aktualisht janë të punësuar mbi 4 000 punonjës,  një pjesë e të cilëve rrezikojnë të mbeten pa punë pasi pushimet masive nga puna janë një fenomen që haset në çdo privatizim. Me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe të Energjetikës, qeveria ka nxjerrë  rregulloren për mënyrën e trajtimit të punonjësve që do të dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të shoqërisë Albpetrol.Sh.a, Patos. Sipas vendimit, punonjësit  do të marrin një vit pagë të plotë dhe me përfundimin e kësaj periudhe , ata do të kenë të drejtën që të aplikojnë për asistencë.

Gjithsesi ende nuk ka asnjë plan se çfarë do të bëhet me të papunët dhe me familjet e tyre të cilët rrezikojnë që pas përfundimit të ndihmës, të mos kenë asnjë të ardhur për të mbuluar nevojat jetike.  Punonjësit e shoqërisë Albpetrol.Sh.a., Patos, që dalin të papunë si pasojë e ristrukturimit, gjatë periudhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në çastin e privatizimit të shoqërisë, përveç trajtimeve që parashikohen nga Kodi i Punës, përfitojnë, për një periudhë njëvjeçare, pagesë sipas pagës bruto të vitit të fundit të punës. Në përfundim të kësaj periudhe, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë për të ardhurën nga papunësia, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kjo periudhë, gjatë së cilës këta punonjës do të marrin pagesën e një viti, do tu njihet si periudhë sigurimi, për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë, të invaliditetit e atij familjar dhe të barrëlindjes kundrejt pagesës së kontributit në fondin e sigurimit të detyrueshëm shoqëror nga Albpetrol.Sh.a, Patos. Afati prej një viti do të shënohet në librezën e punës. Por, jo të gjithë punonjësit do të kenë fatin që të marrin një vit pagë, sepse nëse do kenë më pak se dy vite punë, ata do të përjashtohen nga skema. Nga vendimi do të përfitojnë të gjithë punonjësit aktualë të shoqërisë Albpetrol .Sh.a, Patos, që kanë qenë të punësuar në këtë shoqëri për një periudhë jo më pak se dy vjet pa  ndërprerje, deri në 20 mars.

Do të përjashtohen nga përfitimi i të drejtave të parashikuara ata punonjës, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike, në formën e punësimit apo të vetëpunësimit. Në rast se vërtetohet që ata zhvillojnë veprimtari ekonomike, punonjësve do ju ndërpritet kompensimi që përfitojnë. Të gjitha fondet e nevojshme për kompensimin e këtyre punonjësve dhe detyrimet për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, do të mbulohen nga të ardhurat e shoqërisë Albpetrol.Sh.a, Patos, përpara përfundimit të procesit të privatizimit. Ndërkohë, pas përfundimit të procesit të privatizimit, fondet e nevojshme do të mbulohen nga të ardhurat e privatizimit. Pagesat e punonjësve do të bëhen nga zyrat e punësimit në rrethet përkatëse.


  Lutaj: Naftëtarët kanë dy vjet që u zvarriten rrogat

Deputeti i qarkut të Fierit, Piro Lutaj,  shprehu shqetësimin për mospagimin e pagave dhe për gjendjen e  mjeruar ekonomike të ish naftëtarëve.  Sipas tij, nga privatizimi i këtij sektori, përveç dëmeve kolosale që ju shkaktohen financave publike, rreth 2 500 familje naftëtarësh do të mbeten të papunë. Privatizimi i këtij sektori, përveç dëmeve kolosale që i shkaktoi financave publike, solli për pasojë edhe goditjen fatale përreth 2 500 familje naftëtarësh, të cilat qeveria i mashtroi se pas privatizimit të Albpetrol-it, do ti trajtonte me asistencë. Prej  gati 2 vjetësh u vonohet dhe zvarritet dhënia e rrogave, deri sa u është ndërprerë plotësisht, tha Lutaj. Sipas tij për vitin 2012 punonjësit e sektorit të naftës në Mallakastër nuk janë paguar dhe për vitin 2011 nuk kanë marrë pagën e 13.  Për deputetin e qarkut të Fierit, shkatërrimi i industrisë së naftës, ka ardhur nga politikat e gabuara të ndjekura nga qeveria duke punësuar militantë në vend të specialistëve. Ata larguan nga puna specialistë e inxhinierë, i flakën në rrugë dhe  morën në vend të tyre militantë politikë, që më parë kishin qenë të nderuar dhe bënin punë të ndryshme në bujqësi. Kjo kategori njerëzish e katandisi sektorin e naftës sikur të ishte një pirg me hekurishte dhe jo një sektor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, theksoi Lutaj.

 

 

 Qeveria ul çmimin e shitjes së kompanisë

 Shitja e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Sh.a. do të kryhet me një çmim katër herë më të ulët  se çmimi fillestar. Vlera totale e aseteve të Albpetrolit u përllogarit nga qeveria shqiptare që të ishte mbi 400 milionë dollarë duke e bërë atë privatizimin më të shtrenjtë që ka bërë qeveria gjatë këtyre viteve. Por, në vendimin e fundit të qeverisë, vlera fillestare e përcaktuar nga qeveria për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Sh.a do të jetë 13. 3 miliardë lekë. Një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë e cila gjendet ende nën pronësisë e shtetit,   do të fillojë procedurat e shitjes në muajin prill ndërsa korriku është përcaktuar si data e fundit kur kompanitë e interesuara për ta blerë do të duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.  Vetëm nëse nuk do ketë oferta, afati do të shtyhet sërish nëpërmjet një vendimi tjetër të qeverisë.

Sipas procedurave që do të ndiqen nga qeveria shqiptare për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës, vlera totale është e ndarë në 13 360 997 aksione nominative me një vlerë 1 000 lekë secila. Për shkak të rëndësisë që ka kjo kompani, në tenderin e hapur do pranohen vetëm ato kompani të cilat do të kenë një kapital mbi 100 milionë euro, ndërsa të paktën 80 milionë euro duhet ti kenë cash. Kandidati duhet të jetë person juridik, që zotëron garanci financiare dhe të jetë i mirënjohur në veprimtarinë e tij ekonomike dhe duhet të plotësojë standardet e certifikimit ISO 9000 ose standardet e njësuara me to.

Blerësit do të duhen të jenë shoqëri të specializuara në fushat e kërkimit, zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të naftës dhe të gazit, e cila ti ketë ushtruar këto veprimtari në nivel ndërkombëtar për jo më pak se 5  vjet. Nëse ofertat paraqiten nga në bashkim i përkohshëm i shoqërive ose nëse do jetë konsorcium, investitori strategjik do të duhet të zotërojë të paktën 30% të kapitalit dhe të drejtën e votës në shoqërinë e përbashkët/konsorcium. Kandidatët duhet që, si pjesë e ofertës, të paraqesin dokumentet ligjore që vërtetojnë se personi, që ka nënshkruar ofertën, ka të drejtë ta bëjë këtë në emër dhe për llogari të kandidatit, kurse Mungesa e paraqitjes së këtyre dokumenteve ligjore sjell si pasojë refuzimin e ofertës. Secili kandidat do të paraqesë vetëm një ofertë pasi në rast të kundërt do të skualifikohet nga të gjitha ofertat e paraqitura.

Kandidati do të përballojë të gjitha shpenzimet e lidhura me përgatitjen dhe paraqitjen e ofertës së tij dhe ministria, në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse apo e detyruar për këto shpenzime, pavarësisht nga ecuria ose rezultati i procesit të tenderit. Një vend tepër të rëndësishëm në dokumentacionin që do të dorëzohet në tenderin e hapur do të jetë dhe Plani i biznesit i propozuar për Albpetrol. Sh.a., për vitet 2012-2017. Ofertuesi do të prezantojë si pjesë kryesore të dokumentacionit të tenderit një plan biznesi, ku të përmbajë në detaje pla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›