E Shtunë, 31 Tetor 2026

TKOB emeron AMC, partnerin zyrtar per vitet 2009-2011

Teatri Kombetar i Operes, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) beri sot te ditur se ka nenshkruar me Albanian Mobile Communications (AMC) marreveshjen, e cila i jep kompanise AMC atributet e partnerit zyrtar te dy sezoneve artistike, gjate viteve 2009-2011. Duke filluar nga muaji Mars 2009, aktivitetet qe do te zhvillohen nga TKOBAP do te mbeshteten ne menyre ekskluzive nga AMC. Kompania AMC, ka shprehur mendimin se Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor eshte institucioni qe mbledh artistet me te mire shqiptare. Orkestra, kori, baleti dhe gjithe personeli i tij sjellin per te apasionuarit tituj interesante, larmi shfaqjesh e koncertesh. Vetem gjate muajve ne vazhdim jane planifikuar te ngjiten ne skene nje numer veprash kombetare, si dhe disa kryevepra boterore.

Ketu vlen te permenden shfaqjet me te aferta: "Die Schopfung" - (Krijimi), "Festivalin koncertor te majit ne opera", operen "Falstaff" te Verdit, baletin "Rajmonda" & "Spartakus" e shume te tjera.

Projekte te tilla ambicioze patjeter qe kerkojne edhe perkrahje te gjithanshme. AMC thote se u tregua e gatshme te jape kontributin e saj qe publikut shqiptar t'i vije nje kalendar vjetor i pasur ne aktivitete. Bashkepunimi ekskluziv i Teatri Kombetar te Operes, Baletit dhe Ansamblit Popullor me AMC eshte nje partneritet ku nderthuren tradita e gjate e institucionit kryesor te operes shqiptare me angazhimin e nje kompanie te spikatur per kontributin e perhershem per artin dhe kulturen ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›