Si do të rekrutohen 300 ushtarë me pagesë
13/12/2008 Elbasan, të rekrutuarit përfitime dhe privilegje përveç pagës që arrin deri në 30 mijë lekë
ELBASAN- Deri në prill të vitit të ardhshëm në qarkun e Elbasanit do të rekrutohen rreth 300 ushtarë me pagesë, të cilët do të duhet të plotësojnë disa kritere gjithashtu duhet të kenë pasion rekrutimin nën armë. I kthyer tashmë në një profesion me shumë përparësi, ushtaraku pritet të ketë një interes të madh sidomos tek të rinjtë pa ndonjë perspektivë për punë.
Rekrutët
Aktualisht në qarkun e Elbasanit kanë fituar të drejtën e ushtarit me pagesë vetëm 25 vetë. Për t’u rekrutuar në ushtri çdo i interesuar duhet të regjistrohet për të marrë pjesë në testimin që do të bëhet çdo muaj pranë Qendrës së Personel Rekrutimit në Tiranë. Komandanti i qendrës së rekrutim-mobilizimit, Zihni Goxhaj, thotë se ata që kanë fituar të drejtën e ushtarit me pagesë deri tani janë ata që kanë edhe një lidhje pasioni me ushtrinë. “Veç kritereve të tjera dhe përgatitjes fizike ne kemi pasur parasysh edhe dëshirën e këtyre njerëzve për të qenë pjesë e ushtrisë. Pasioni luan një rol të rëndësishëm për të zgjedhur këtë profesion”. Goxhaj ka bërë prezent përfitimet që ka një ushtar i rekrutuar veç pagës fillestare që varion nga 25 deri në 30 mijë lekë si fillestarë me një kontratë trevjeçare. Veç pagës ushtarët me pagesë do të përfitojnë mbështetje financiare për strehim, shpërblime financiare për shërbime të ndryshme që do të kryhen, shtesë në pagë për vështirësi, trajtim shëndetësor në Spitalin Ushtarak, lejen e zakonshme, kualifikim për gjuhë të huaja, kualifikim për specialitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, leje drejtimi automjeti etj. Që një ushtar i rekrutuar të përfitojë të gjitha këto duhet të testohet dhe të shpallet fitues. Për regjistrimin në testim është e domosdoshme një kërkesë me shkrim, certifikatë personale, familjare, dokument për aftësitë personale nëse zotëron, diplomën e shkollës së mesme ose të lartë, dëshmi penaliteti, vërtetim nga Prokuroria për pastërtinë penale, vërtetim nga gjykata për mungesën e çështjeve penale në ngarkim dhe rezultatet e testeve mjekësore. Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, u ka kërkuar njësive vendore të bashkëpunojnë që të arrihet rekrutimi i më të mirëve duke pasur parasysh edhe plotësimin e kritereve për të qenë ushtarë me pagesë. Kryerja e detyrueshme e shërbimit ushtarak u hoq me vendim Qeverie në shtator të këtij viti. Tashmë radhët e ushtrisë shqiptare do të shtohen nga rekrutë vullnetarë me pagesë.