E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat, lehtësohen procedurat për emigrantët

13/12/2008  Ende të patërhequra janë 500 pasaporta

TIRANE- Policia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për pasaportë, që të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë së Policisë për të tërhequr pasaportat e tyre, pasi mësohet se aktualisht gjendja e pasaportave në total të prodhuara, por ende të patërhequra janë 500 pasaporta. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë prodhuar 140 të tilla. Lidhur me kërkesat e qytetarëve të ndryshëm strukturat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave të qytetarëve, në mënyrë që këta të fundit të pajisen me pasaportë për jashtë vendit. Stafi i seksionit të Policimit në Komunitet, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë marrë udhëzimet përkatëse për menaxhimin sa më mirë të prodhimit në kohë të pasaportave, duke përballuar fluksin normal të kërkesave për pasaporta të qytetarëve. Këto masa janë marrë me qëllim për të përballuar në kohë reale nevojat e shtetasve shqiptarë, të cilët për emergjencë shëndetësore duhet të dorëzojnë epikrizën. Ndërkohë që lehtësira do të ketë edhe ndaj aplikantëve emigrantë shqiptarë, të cilët vijnë në vendin e tyre me rastin e festave të fundvitit, duke e prodhuar pasaportën me një afat të shpejtë. Gjithashtu Drejtoria e Policisë njofton se pranë sporteleve të saj, aktualisht janë prodhuar datat e aplikimit 05 dhe 09 dhjetor 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›