Vrasësi i dyfishtë ekstradohet nga Roma
13/12/2008 Ekzekutimet para 10 vjetësh në Shkodër
TIRANE- Interpol Tirana kreu ekstradimin nga Roma drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Selman Lika nga Shkodra, i cili akuzohet se në vitin 1998 ka vrarë me armë zjarri dy të afërmit e tij. Si pasojë e këtij krimi të rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy kushërinjtë e tjerë të Selman Likës. Mësohet ndaj këtij shtetasi gjykata rrethit Shkodër, me vendimin numër 157, të vitit 2000, ka vendosur masën e dënimit me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të “Vrasjes me dashje (dy herë)” dhe “Armëmbajtje pa lejë”. Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në 28 shkurt 1998, në lagjen “Likaj” të fshatit Bushat. Pikërisht në këtë vend shtetasi i ekstraduar Selman Lika ka vrarë me armë zjarri shtetasit shqiptarë Tofik Lika dhe Abdulla Lika, si dhe ka plagosur shtetasit Dritan Lika e Bledar Lika. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një grindjeje të filluar për shkak të një konflikti pronësie. Pas këtij krimi autori është larguar nga Shqipëria duke iu fshehur për rreth 10 vjet drejtësisë shqiptare. Ai është arrestuar vitin e kaluar nga policia italiane dhe në bazë të Konventës Evropiane të Ekstradimit si dhe nenit 504 të K. PR. Penale, organet e drejtësisë shqiptare kanë kërkuar ekstradimin nga Roma të shtetasit të sipërcituar. Në aeroportin e Rinasit ky shtetas i është dorëzuar Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, e cila ka kryer edhe akomodimin e të ndalurit në njërin prej burgjeve shqiptare.