Si do të transformohen Forcat e Armatosura gjatë vitit 2009
Zbardhet strategjia e Ministrisë së Mbrojtjes për ndryshimet që do të bëhen mbi ushtarakët. Si do të bëhet reduktimi i Ushtrimi dhe në njësitë e reja që do të krijohen
Laureta Rryçi
Tiranë - Fati i Forcave të Armatosura të vendit është përcaktuar në strategjinë e hartuar nga specialistët e Ministrisë së Mbrojtjes. Duke u kushtëzuar nga standardet që kërkon NATO-ja, Forcat e Armatosura gjatë këtij viti pritet të reformohen në themel. Me gjithë reformat e kryera gjatë viteve të fundit, anëtarësimi në NATO do ta bëjë vendin tonë me një ushtri me numër më të vogël, por shumë herë më shumë cilësore dhe të mirëpaguar. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë strategjinë e Ministrisë së Mbrojtjes, që përcakton pikat kyçe ku do të transformohen gjatë vitit 2009 Forcat e Armatosura. Brenda vitit 2010 zhvillimi i FA synon krijimin e një force tërësisht profesioniste, duke e kuptuar atë jo vetëm si një forcë të kompletuar 100 për qind me ushtarë me pagesë, por para së gjithash si një cilësi të re. Rritja e kapaciteteve operacionale dhe e ndërveprimit janë tregues të rëndësishëm të efekteve pozitive të krijimit të forcës profesioniste.
Reformat
Forcat e Armatosura të RSH përfshijnë forcat operacionale dhe ato mbështetëse. Forcat operacionale përfshijnë të gjitha strukturat që përgatiten dhe kryejnë operacione. Ato kërkohet të jenë plotësisht të kompletuara me burimet e nevojshme njerëzore, materiale e financiare dhe të mirëstërvitura, për të kryer operacione brenda vendit, si dhe për të marrë pjesë në operacione jashtë vendit, në kuadër të NATO-s, BE-së, OKB-së dhe të koalicioneve të ndryshme. Repartet dhe njësia e mbështetjes rajonale do të organizohen për sigurimin e pranisë ushtarake në rajonet përkatëse, për ruajtjen e infrastrukturës kyçe, kur kërkohet, për mbështetjen e strukturave të tjera të FA-së kur kryejnë operacione në rajonet e tyre të përgjegjësisë, si dhe për mbështetjen e autoriteteve vendore në përballimin e emergjencave civile. Njësitë dhe repartet e komponentëve tokësorë, detarë dhe ajrorë inkuadrohen dhe veprojnë në varësi të Komandës së Forcës së Bashkuar. Njësitë dhe repartet mbështetëse do të inkuadrohen dhe veprojnë në varësi të Komandës së Mbështetjes. Ndërsa institucionet e arsimimit dhe të stërvitjes do të inkuadrohen e funksionojnë në varësi të Komandës së Doktrinës dhe të Stërvitjes.
Reduktimi
Burimet e Mbrojtjes do të krijohen dhe menaxhohen në përputhje me misionin e Forcave të Armatosura, duke i dhënë rolin parësor zhvillimit të personelit, si pjesa më e rëndësishme e tyre. Ato zhvillohen duke pasur parasysh ndryshimet strukturore të FA-së, si dhe në funksion të krijimit të kapaciteteve operacionale reale.
Nëpërmjet transformimit të vijueshëm të FA-së synohet që deri në fund të vitit 2010 ato të shndërrohen në një forcë tërësisht profesioniste. Sistemi i menaxhimit dhe i zhvillimit të burimeve njerëzore ka në qendër të vëmendjes përgatitjen e oficerëve, të nënoficerëve, të ushtarëve profesionistë dhe të personelit civil, të mirarsimuar dhe të trajnuar me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të shërbyer në detyra brenda dhe jashtë vendit. Ky sistem përfshin menaxhimin e gjithë ciklit jetësor të personelit, që nga identifikimi i nevojave, rekrutimi, arsimimi e trajnimi, mbajtja e personelit në shërbim, trajtimi ekonomiko-financiar, zhvillimi i karrierës e deri në daljen në pension e mbështetjen për integrimin e tij në jetën civile. Kategoritë kryesore të personelit do të zhvillohen në mënyrë progresive, duke ruajtur raportin e duhur ndërmjet oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve profesionistë. Kalimi në një force tërësisht profesioniste do të arrihet nëpërmjet zbatimit të një plani të detajuar, duke synuar uljen e vazhdueshme të numrit të ushtarëve të shërbimit të detyrueshëm dhe zëvendësimin e tyre me ushtarë profesionistë, të cilët do të shërbejnë si bazë e mirë edhe për krijimin e një korpusi të konsoliduar nënoficerësh. Plotësimi i strukturave të FA-së, sidomos i njësive e reparteve prioritare e që marrin pjesë në misione ushtarake jashtë vendit, me nënoficerë e ushtarë profesionistë, do të jetë përparësi e rëndësishme e menaxhimit të personelit në FA. Në të njëjtën kohë, një rëndësi të madhe do të ketë dhe zbatimi në vijimësi i politikave, strategjive e programeve edhe për mbështetjen sociale të personelit, si: rritjen e mirëqenies; përmirësimin e kushteve të jetesës; kujdesin shëndetësor për ushtarakët dhe familjet e tyre, integrimin e ushtarakëve në shoqëri pas daljes nga radhët e FA-së etj. Këto masa mbështetin si ushtarakët që janë në shërbim aktiv, ashtu edhe ata që dalin në rezervë.
Arsimimi dhe stërvitja në FA
Procesi i arsimim-stërvitjes do të ketë si objektiv kryesor përgatitjen sa më profesionale të ushtarakëve, oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve. Ai te synojë në rritjen e aftësive integruese dhe shfrytëzimin e tyre në dobi të detyrave madhore, aftësimin e ushtarakëve për të qenë të ndërveprueshëm, për të vepruar në mjedise e misione të përbashkëta. Programet e mbrojtjes do të përqendrohen në standardizimin e arsimimit dhe stërvitjes së të gjitha niveleve të FA. Do të rishikohen programet e kurseve që zhvillohen në shkollat ushtarake, me qëllim shmangien e përsëritjeve të panevojshme, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe formimit të kontingjentit të ushtarakëve, veçanërisht të drejtuesve të ardhshëm ushtarakë.
Përparësi mbetet rritja e efektivitetit dhe eficences së Universitetit Ushtarak “Skënderbej”, ku zbatimi i plotë i Kartës së Bolonjës të synojë rritjen e nivelit universitar të studentëve, në një formim bashkëkohor e konkurrues të tyre, të ndërveprueshëm e të integrueshëm me shoqërinë civile. Brigada e Stërvitjes Bazë do të synojë rritjen cilësore, përmirësimin e programeve, trajnimin e instruktorëve të stërvitjes dhe trupës komanduese.
Nismat që do të ndërmerren sipas standardeve të NATO-s
Përmirësimin dhe zbatimin e politikave të veçanta për personelin nga strukturat vendimmarrëse
Përmirësimin e bazës ligjore
Rritjen e motivimit përmes rritjes së nivelit të pagave
Reflektimin e ndryshimit të strukturave në TOP, për shkak të transformimit të komponentit në rezervë dhe krijimit të Komandave të Mbështetjes Rajonale (KMR)
Menaxhimin sa më të mirë të personelit për edukim, trajnim dhe emërim, duke marrë në konsideratë përshtatjen gradë-funksion, si dhe dhënien e përparësisë reparteve prioritare, njësive paqeruajtëse (PfP) dhe personelit që shërben pranë strukturave të NATO-s
Projekte zbatuese për integrimin e ushtarakëve në shoqërinë civile
Përcaktimin dhe reduktimin e numrit të specialitetëve në Ushtri dhe zhvillimin e planeve për progresin e karrierës të personelit të FA
Zhvillimin e mëtejshëm të programeve trajnuese dhe rritjen e njohurive të gjuhës angleze në të gjitha nivelet e FA
Bazuar në burimet njerëzore dhe financiare, prioritetet do të jenë:
Brigada e Reagimit të Shpejtë
Regjimenti Komando
Regjimenti i Helikopterëve
Flotiljet Detare Veriore dhe Jugore
Brigada e Mbështetjes Rajonale
Repartet dhe nënrepartet e vëna në dispozicion të NATO/PfP
5 Mars 2009