Skandali seksual, Berisha shkarkon Pangon nga detyra, e quan imoral
Pango shfajësohet duke i quajtur “montime të medias” pamjet filmike të Fiksit. Berisha ia hedh poshtë shfajësimet: “Nuk ka më vend për sqarime, je i shkarkuar!”
Karriera ministrore e Ylli Pangos vlejti sa një video. Ai u shkarkua mbrëmjen e djeshme nga kryeministri Berisha fill pas transmetimit të investigimit të pamjeve në emisionin “Fiks fare”. Pas transmetimit të pamjeve Berisha i ka telefonuar ministrit të tij për t’i komunikuar paraprakisht shkarkimin, ndërsa ministri menjëherë i ka quajtur si “sajesa dhe montime të medias për ta diskretituar atë”. Por duket se kësaj here Berisha i ka besuar më tepër pamjeve televizive, sesa zërit të ministrit të tij në telefon, duke mos i dhënë më asnjë shans të vazhdonte sqarimet. “Ylli, ato pamje bien ndesh me moralin e kësaj qeverie. Pamjet flisnin vetë dhe nuk ka vend për sqarime. Je i shkarkuar! Natën e mirë”, - mësohet t’i ketë thënë kryeministri Berisha Pangos jo më larg se 20 minuta pas përfundimit të emisionit “Fiks fare” në “Top Channel”.
Vendimi i Berishës u shoqërua dhe me një konferencë urgjente për shtyp të zëdhënëses së tij, Juela Meçani, e cila e komunikoi këtë vendim si një veprim të logjikshëm të kryeministrit ndaj një vartësi të tij, “morali dhe sjellja e të cilit në video binte ndesh me moralin e qeverisë”. Si Berisha, ashtu dhe Pango, e kishin siguruar informacion që prej disa ditësh mbi transmetimin e këtyre pamjeve, ndërsa burime nga Kryeministria pohuan se të dy komunikonin gjithnjë e më rrallë ditët e fundit.
5 Mars 2009