Tejlor, nderhyrje brutale ndaj Ronaldos
Ndeshja e Premier Liges, mes Mancester Junajtid dhe Njukasellit, qe u zhvillua ne "St James' Park", naten e kaluar solli nje incident ne fushe. Pas ngjarjes mund te denohet Kristiano Ronaldon, edhe pse ishte ai i lenduari. Mbrojtesi i Njukasellit, Teilor u perball me kapitenin e Mancesterit, Ferdinand pas demtimit te Ronaldos, ne pjesen e pare te ndeshjes. Perplasja e mbrojtesit me lojtarin portugez, qe aktivizohet ne krah te mesfushes se Mancesterit, solli edhe reagimin e Ronaldos. Tejlor eshte akuzuar per nderhyrje brutale, kurse Ronaldo per kunderpergjigje. Tejlor u shpreh, ne lidhje me kete episod: "Nuk ka pasur asgje dashakeqese ndaj Ronaldos. Ai ishte shume prane meje. Nuk kam asnje probleme me Kristianon dhe i dhashe doren ne fund te ndeshjes." Federata Angleze e futbollit pritet te marre masa disiplinore, pas ketij rasti flagrant. Rregullorja parashikon qe te veprohet ndaj personit qe kunderpergjigjet. Ne fushe eshte e drejte e gjyqtarit qe te veproje, nese ka apo jo nderhyrje te renda. Hedhja ne toke e Ronaldos, ne menyre brutale do te analizohet, por ne rast se do te kete denime ato do te jepen per reagimin e lojtarit portugez, ne baze te provave televizive qe do te vertetojne fajesine e tij. Ne fillim te javes Ronaldo u shpreh: "'Ne kemi nje beteje, ku duhet te tregojme karakterin ne fushe. Ne e dime mire se cfare deshiron ekzaktesisht klubi yne." Mancesteri fitoi 2-1, duke vazhduar te udheheqe ne krye kampionatin anglez. Federata Angleze konfirmoi dje se nuk do te kete masa te metejshme ndaj lojtarit te Njukasellit, Tejlor. Gjyqtari Benet denoi Teilorin, per faullin qe kreu ndaj Majkell Karrik dhe keshilloi mbrojtesin ne rastin tjeter, ku rrezikonte te merrte karton te kuq. Ne baze te rregullave te FIFA-s, Federata Angleze eshte e pafuqishme te ndryshoje masat ndeshkimore, ku dy kartone te verdhe jane me mire se nje karton i kuq. Aleks Ferguson u shpreh se Ronaldo eshte gjithmone " ne shenjester" nga ana e gjyqtareve te Premier Liges. "Do te jete me e lehte qe te jepen vendime kunder tij, sepse ai eshte nje lojtar i madh dhe nje fitues i shume trofeve ne fuqi." Sipas trajnerit, portugezi nuk pret meshire nga ana e gjyqesorit, ne Angli. "Edhe kur ai eshte shume larg shtepise, njerezit e rrethojne dhe deshirojne te shohin nga afer. Nuk ka nevoje qe te ndihmohet Ronaldo," - perfundon trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson.