Si e arrestoi Mark Dodani, Bedri Çokun....
Nga Mihal XHOMO*
Ishte ditë më shi, 9 Dhjetori i vitit 1968, kur ushtarit të popullit, djaloshit Bedri Çoku, i hodhën, mbi duart e papërlyera, hekurat famëkeq të modelit gjerman. E rrëmbyen si ujku delen nga moshatarët e vet, me të cilët kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në një repart pune, ose siç i quanin komunistët, Ndërmarrje Bujqësore Ushtarake (N.B.U.). Në këto ndërmarrje punonin si skllevër fëmijët e kundërshtarëve të komunizmit ... Një shpikje "allasoj", e ligësisë komuniste. Një lloj burgu dy vjeçar, me punë të detyruar për 18-19 vjetarët e paradënuar. Një e vërtetë absolute si drita e diellit. Sepse, vetëm uniformën e kishin në ngjyrën e rrobës ushtarake, të tjerat, të gjitha ishin struktura dhe metoda burgu. Stërvitje ushtarake sbënin asnjëherë. Armë u jepnin vetëm natën, kur bënin roje përreth barakave, por pa fishekë. Punonin nga mëngjesi në darkë. I ushqenin si të burgosur; i rrihnin, i kërcënonin, i fusnin në biruca të errëta e të ftohta, kur nuk realizonin normat e larta... Po të përsëritej kjo gjë, konsiderohej faj dhe ushtarit të punës ia hiqnin liridaljen për një kohë të gjatë; ndërsa leja për në shtëpi anulohej përgjithmonë. Po të kundërshtonte, apo të shprehte lodhje e mërzi në punë, qoftë edhe për një pakënaqësi të vogël, ushtarin e N.B.U.- së e thërrisnin në komandë, e arrestonin në "Emër të Popullit", me akuzën e agjitacionit e të propagandës. Me dhjetëra e qindra të rinj të kësaj shtrese e kanë nisur burgun këtu, në repartet e punës, ushtarë, dhe e kanë përfunduar me vite të tëra në burgjet politike, famëkeqe të Shqipërisë...
Ndërsa rasti i Bedri Çokut ishte disi i veçantë. Arrestimi i tij u bë i kamufluar, një lloj "përlarje" , si në filmat e Xhejs Bondit, me marifet e pa u marrë vesh nga asnjeri. Gjoja, e transferuan në Korpusin e Jugut. Por kishte ditë që qarkullonin fjalë se, Bedriun do ta çonin në Korpus, falë aftësive të veçanta, si fizarmonicist, si sportist i kategorisë së parë. Cilësi që në të vërtetë i kishte, por mjerisht, këto cilësi e dallonin edhe nga moshatarët e tjerë, ushtarët-skllevër. Nam, mori edhe nga një Premierë artistike, të cilën e përgatiti me ushtarët e repartit, që u shfaq me sukses, jo vetëm në repartin e tij, por edhe në fshatrat përreth, në Labovë, në Hormovë, në Lekël. Komisari i Repartit, çuditërisht burrë i mirë e gazetar i talentuar, e donte Bedriun, madje e kurajonte për ta zgjeruar Premierën që ta shfaqnin edhe në Gërhot, ku ndodhej Korpusi i Jugut, mandej edhe në qytetin e Gjirokastrës... Shokët e përgëzonin, ... por ama, jo të gjithë i besonin këto thashetheme... Disa të tjerë, më të ngushtë, shprehnin edhe shqetësimin për mënyrën si po dilnin e zmadhoheshin këto muhabete. Sepse fakti që deri më sot asnjë nga ushtarët e N.B.U.- së nuk kishte kaluar në një repart special, rasti i Bedriut linte shumë për të dyshuar. Dhe ku? Për në Korpus!... "Kujdes, mund të jetë lojë e Sigurimit të Shtetit!", e kishte paralajmëruar Ali Merko nga Bilishti, një shok i ngushtë, ish- i burgosur politik. I gjatë, i kërrusur nga shtatëlartësia, Aliu, sapo kishte marrë maturën, tentoi të arratisej nga Shqipëria. E kapën në kufi, por meqë ishte i ri, e dënuan 5 vjet me heqje të lirisë. Vuajti 3 vjet. Kishte përvojë nga të gjithë ushtarët, prandaj ishte i shqetësuar për Bedriun, sidomos nga lëvizjet e disa operativëve të Korpusit, që vinin e iknin tinëz në repartin e tyre. Ua vuri vulën dyshimeve të tij, kur së fundi, Besmirin e veçuan nga shokët e punës. E bashkuan me dy ushtarë, që i sollën kastile nga një repart special i Sarandës. Dhe e detyruan të punonte tani vetëm me ata, të lëvizte, të hante e të flinte në kapanon me ata. Njëri ishte goxha i gjatë, trupmadh e babaxhan. Ndoshta s' ishte emri i tij i vërtetë, por eprorët e repartit e thërrisnin, Ilir. Me origjinë, puro tironas. Tjetri vinte në trup i pakët, mesatar, i shkathët, brisk nga goja. Ishte i dyshimtë në biseda e veprime. Sytë i kishte të vegjël e të lëvizshëm, si një shqarth. Emrin e tij Bedriu s' e mësoi kurrë, as nuk u miqësua më të... Për hir të së vërtetës, vetëm me Ilirin shoqërohej. I dukej njeri i mirë. Pse ishte i tillë, ndaj një ditë ai e ftoi për shëtitje prapa kapanoneve, gjasme për të kërkuar një lloj bime medicionale, siç deklaronte se e kishte hobby mjekësinë popullore. Bedriu pranoi me kënaqësi. Por u çudit, kur e pa atë shumë të shqetësuar. Të tensionuar. Deshi ta pyeste... Por ai i vinte gishtin para buzëve, duke shikuar anash i frikësuar. Vetëm kur u sigurua që skishte njeri aty rrotull, i tha shpejt e shpejt: - Dëgjo, o Bedri...hap sytë !...Kam një parandjenjë të keqe për ty.... Dhe iku i tronditur, gati duke qarë. Bedriu s'mundi të ftillohej në çast, madje s'pati as kohë të mendonte e të arsyetonte. Sepse për çudi, mu afër fytyrës, gati sa ta prekte me flatra, iu shfaq si me magji, një zog shumë i bukur që s' e kishte parë kurrë një sojesh në jetën e tij; që cicërinte dhe krahët i përplaste me rrapëllimë; që i dilte herë para, herë prapa, sikur donte ta pengonte që të mos kthehej më në repart... Ai zog i bukur u zhduk papritur, siç edhe u shfaq, sapo Bedriu u gjend në oborrin e repartit, në dritën verbuese të llambave, midis dy kapanoneve. Ishte ëndërr apo realitet? Megjithatë, shfaqja e papritur e tij, s'do ti shqitej nga kujtesa tërë jetën... Natën s'fjeti si herët e tjera. E zuri gjumi vonë. I ndërgjegjshëm që kishte marrë tre sinjale paralajmëruese dhe nuk ishte në gjendje t'i kuptonte e t'i vlerësonte, ia angështonte shpirtin. Mirë, Aliu dhe Iliri ndoshta kanë pasur të drejtë ta shqetësonin, por ky, zogu i bukur pse iu shfaq i egërsuar e ulëritës për ta penguar që të kthehej tek shokët e tij? Ç kishte dashur të thoshte? ... Mos ishte ai engjëlli mbrojtës që e paralajmëronte? Dhe qante e ulërinte, ngaqë s'kishte mënyrë tjetër për ta ndihmuar.?!...O zot! U realizoftë dëshira dhe vullneti Yt mbi krijesat e Tua!
Dita e ogurit të zi, më në fund, mbërriti! Ndodhi tamam siç ishin hapur fjalët. Më 9 dhjetor, Bedri Çokun e thirrën në Komandë dhe i njoftuan transferimin për në Korpusin e Gërhotit... Me shokët u nda i përmallur e i përlotur. U çudit edhe vetë që, duke u ndarë, u tha të gjithëve "Lamtumirë !" në vend të Mirupafshim!.... Me këtë mëdyshje kapërceu edhe pasarelën mbi lumin Drinos, që lidhte repartin me xhadenë kombëtare. I mallëngjyer, ktheu kokën edhe një herë nga bashkëvuajtësit ushtarë dhe vuri re, hipur mbi një gur, në qoshe të kapanonit, Ilirin, i cili e vështronte i pikëlluar e i trishtuar...
... Por, çuditërisht në Korpus e pritën ftohtë. I thanë se ishte njoftuar gabimisht për aty, sepse transferimi i tij bënte fjalë për në një repart tjetër ushtarak, në Librazhd. I treguan rregullin, i cili thoshte se brenda tri ditëve duhet patjetër të paraqitej në repartin e ri, ndryshe, e priste burgu. Mirëpo, duke u larguar nga Korpusi, dikush e thirri. Njëri nga inspektorët e personelit i tha se, për fatin e tij të mirë, disa oficerë të Korpusit do të udhëtonin për në qytetin e Korçës. Ishte mundësia që ky rast të shfrytëzohej për ti bërë nder ushtarit për të qenë korrekt me rregulloren. U tha, u bë!
Ishte e para herë në jetën e tij që hipte në një veturë... Në "Popjedë" gjeti një civil e një ushtarak, të cilët e pritën të kënaqur. Civili, që rrinte në sedijen përpara me shoferin, e mburri paraqitjen e hijshme të ushtarit. Ndërsa, ushtaraku në sedijen prapa foli si i nevrikosur: - Asnjëherë këta të Korpusit s'kanë ditur ti zgjedhin ushtarët e mirë... I largojnë. Mbajnë ca gjytyrymë... - Kemi një të keqe ne shqiptarët, vazhdoi civili, që fajin e lemë jetim...Po ti, si ushtarak, pse s'ndërhyn të mos ndodhin kësi budallallëqesh? - S'është detyra ime. Është e Kuadrit.... Në fillim Bedriut iu duk debati i tyre i drejtë, pa ndonjë prapamendim... Por, ndërsa ata e zgjatën bisedën hidh e prit, vuri re se makina filloi të ecte me shpejtësi të madhe për të dalë sa më parë nga rrethinat e qytetit. Pas pak edhe biseda e tyre u ndërpre. Ndërkohë, civili, për tu bërë i besueshëm i kërkoi ushtarakut të kontrollonte dokumentet ushtarit, ishin apo sishin të rregullta! Se mos, gabimisht, po merrnin me vetë një ikanak ng