Humbja e ekuilibrit mendor dhe rreziku për Kosovën
Nga Besnik KRYEZIU
Se Kosova ka politikanë të papërgjegjshëm dhe të paditur këtë gjë e kemi ditë të gjithë. Me këtë rast nuk po them diçka të re sepse kjo tani dihet botërisht. E reja që po e shoh unë e që po na shfaqet në formën më të vrazhdë të mundshme është se ata (politikanët) tani më përfundimisht kanë filluar ta humbin edhe ekuilibrin e të menduarit, kjo për mua paraqet rrezik për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Derisa po i shikoja lajmet e mbrëmjes në të tri televizionet tona "kombëtare" u ndjeva i poshtëruar dhe i thyer shpirtërisht. Temë qendrore ishte lufta me libreza që po e bënin AAK ja dhe PDK - ja. Gjëja e parë që më erdhi në mend ishte se kujt i duhet kjo lojë dhe ky spektakël primitiv dhe tepër poshtërues për inteligjencën tonë si shoqëri?! Gjithmonë deri më tani më ka munduar raporti ynë si shoqëri me politikën. Në vend që liderët të jenë në shërbimin tonë ka ndodhur e kundërta, ne jemi vënë në shërbim të tyre. Pse po ndodh kështu? Natyrisht se kjo do një analizë më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse por me këtë rast unë po ndalem vetëm në disa faktorë të cilët kanë ndikuar në gjendjen që e kemi sot. Së pari: duke qenë se kemi qenë të pushtuar dhe kemi kaluar nëpër situata jo normale nuk kemi pasur mundësi që të zhvillohemi në hap me shoqëritë tjera të cilat shtetin dhe lirinë e tyre e kishin fituar shumë më herët se ne. Duke qenë se kemi kaluar nëpër situata jo normale na del se edhe liderët tanë kanë ardhur jo në mënyrë normale. Ne nuk kemi liderë të ideve dhe të mendimit politik por kemi liderë të krizave. Pas çdo krize na kanë dalë lider të ri të cilët në emër të kauzës sonë janë vënë në ballë të vendit dhe e kanë shfrytëzuar këtë kauzë për interesa të ngushta të tyre dhe klaneve mafioze që i kanë mbështetur ata. Faktori i dytë është se ne politikanët nuk i trajtojmë si njerëz që kanë dalë nga gjiri ynë si shoqëri dhe u kemi dhënë ne mandat për të na qeverisur, por i trajtojmë si ´´perëndi´´ të ardhur nga qielli, për të na shpëtuar dhe që ne para tyre duhet të heshtim bile edhe atëherë kur na poshtërojnë në mënyrat më bizare të mundshme. Faktori i tretë është se ne këta politikanë nuk po i shohim me sytë tanë, por po i shohim përmes syve të faktorëve ndërkombëtar. Dhe kjo për mua është një nonsens i pa parë sepse ne nuk i kemi zgjedhuar ata për hatër të ndërkombëtarëve por i kemi zgjedhur për të na rregulluar dhe zgjidhur problemet tona si shoqëri. Faktori tjetër që është shumë i rëndësishëm se pse politikanët tanë po sillen kështu, është edhe servilizmi i disa mediave dhe gazetarëve që në publik paraqiten si të pavarura e që në të vërtetë janë shumë të varura nga politika. Nuk kemi ende mendim kritik ose kemi fare pak. Mungon tmerrësisht debati i lirë në televizionet tona. Po e shohim se sa komod po ndihen politikanët tanë gjatë intervistave të ndryshme apo edhe prononcimeve, sepse gazetarët në të shumtën e rasteve jua bëjnë pyetjet për qejfin e tyre e jo për kureshtjen e teleshikuesve të vetë. Nuk i përballin me të vërtetën, jua bëjnë një pyetje dhe pastaj i lënë të flasin si të donë e sa të donë pa i trazuar me ndonjë nën pyetje tjetër. Vetëm kur ta rrisim mendimin kritik ndaj veprimeve të politikanëve mundemi me shpresu në emancipimin e tyre.
Loja me libreza
Po të ishim shtet i konsoliduar me një demokraci të zhvilluar dhe po të mos bëhej kjo propagandë e tmerrshme lidhur me kalimin e anëtarëve nga njëra parti te tjetra nuk do të më shqetësonte kjo gjë si fenomen. Por, frika ime është se ne ende nuk jemi shtet dhe nuk kemi demokraci të konsoliduar. Jemi shpallur shtet gati një vit më parë por kemi probleme të shumta me funksionimin e shtetit në kuptimin e plotë të fjalës. Shteti ynë po përballet me sfida të shumta. Përveç sfidës së brendshme ku ende nuk po arrijmë që ta shtrimë sovranitetin tonë mbi një pjesë të territorit në këtë vit do të përballemi edhe me sfidën tjetër, sfidën për ta mbrojtur shpalljen e shtetit tonë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Sfida tjetër që fatkeqësisht nuk e përballuam mirë ishte edhe formimi i FSK-së në këtë fillim viti. Me një fjalë jemi para sfidave të shumta, të llojllojshme ku na duhet një zgjuarsi për t'i përballuar me sukses dhe për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të shtetit ligjor, sovran dhe demokratik. Gjersa diplomacia, por edhe gjithë politika serbe janë vënë në alarm për të penguar njohjet e reja për shtetin tonë politikanët tanë po bëjnë luftë me libreza se kush po anëtarëson më shumë njerëz në partitë e tyre. Kjo është më shumë se hipokrizi, është më shumë se papërgjegjësi totale ndaj interesave vitale të shtetit. Rreziku tjetër më i madh, do të thosha, është se kur i sheh këta politikanë se si janë verbuar e tërbuar pas marrjes së pushtetit të kap frika se loja me libreza mund të na kthehet edhe në lojë me plumba, edhe këtë gjysmë shtet që e kemi ta kthejmë në hiç shtet. Për ta përfunduar, fare në fund, loja me libreza më shumë se sa rritje apo zvogëlim i ndonjërës parti politike tregon krizën që i ka kapluar këto parti politike por edhe shoqërinë tonë në përgjithësi. E gjithë kjo na jep të kuptojmë se është imediate forcimi dhe zhvillimi i mendimit të ri politik në shoqërinë tonë, në të kundërtën do të na mbysin bajraktarët e mëhallëve dhe lagjeve, qëllimi i të cilëve nuk është zhvillimi, por sundimi ynë.
Last Updated on Friday, 06 February 2009 22:54