E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e perballojne japonezet gjendjen e jashtezakonshme

Gazeta Berliner Morgenpost e titullon komentin e saj mbi reagimin e japonezeve ndaj katastrofes natyrore Mentaliteti tajfun Kane kaluar gjashtedhjete e gjashte vjet qekurse kajzeri Hirohito iu lut nenshtetasve te vet qe te durojne ate qe eshte e padurueshmen dhe te perballojne ate qe eshte e paperballueshme. Hirohito 1901-1989 kishte parasysh me kete dhimbjen e kapitullimit edhe luften e tij te tmerrshme te nderhyrjes ai serish e mbrojti me perpjekjen per te siguruar ruajtjen e vetvetes se Japonise. Kur tani kryeministri japonez Naoto Kan i ben thirrje popullit te tij krizen me te rende te pasluftes ta perballojne me arsye dhe te bashkuar kjo eshte si nje jehone e fjaleve te Hiroitos. Japonise i duhet here pas here te duroje te padurueshmen. E kjo ka te beje me nje qendrim qe duket sa i huaj aq edhe per tu admiruar. Ditet e javet e ardheshme do te flitet e do te shkruhet shume lidhur me kete qendrim te cilin ish-ambasadori i SHBA-se Edwin Reischauer e ka vleresuar si mentaliteti i tufanit. Ky koncept eshte nje metafore per pranimin e fatit ose se paku ne dukje nje qendrim i qete. E verteta ne te eshte se qysh sa eshte regjistruar ne kujtesen njerezore ndjenja e japoneze e jetes karakterizohet prej kercenimit nga vullkanet tufanet rreshqitjet e tokes e cunamet. Asgje nuk eshte e sigurte ne kete arqipelag. Ndertesa me e shenjte e Shintoizmit cdo 20 vjet shembet dhe rindertohet si perulje kundrejt te qenit perkohesisht te gjithckaje mbi Toke komenton Berliner Morgenpost.

Focus Online boton nje interviste me historianin nga Hajdelbergu Thomas Bttner i cili shpjegon se si eshte krijuar mentaliteti tajfun Japonezet jane ne brendesi shume me te trazuar nga sa duken se jashtmi. Ata jane te shqetesuar dhe kane frike. Por ata kane kete qendrim reagimet ne panik ste ndihmojne aspak dhe nuk e ndryshojne aspak gjendjen. Ndaj ata perpiqen qe sa me shume te jete e mundur te ruajne pamjen e qetesise. ... Ndonese pas te gjitha katastrofave disa jane deprimuar gjithmone ka pasur optimizem dhe veshtrim perpara Japonia gjithmone eshte ringjallur. ... Gjate ketyre diteve shpesh behet fjale per nje mentalitet tjeter por japonezet jane njerez ashtu si ne me reagimet e zakonshme. Ne Japoni vertet luan rol te ambjentuarit dhe stervitja. Ata duan te perpiqen te tregojne force. Struktura e shoqerise u ka mesuar atyre te tregojne disipline Kush ka qene ndonjehere ne Tokio eshte befasuar se si njerezit mbajne radhen ne metro dhe presin nje here qe te zbresin te tjeret thekson historiani Bttner per Focus Online.

Ne interviste per kanalin e pare televiziv ARD drejtorja ekzekutive e Shoqates Gjermano-Japoneze ne Dyseldorf Pia-Tomoko Meid pyetjes se si e shpjegon reagimin kaq te matur te japonezeve ne nje situate tronditjeje i pergjigjet shte nje perzierje Nga njera ane japonezet jane ne pergjithesi te terhequr sa i perket shfaqjes se emocioneve. Si te thuash ata nuk duan qe ta rendojne tjetrin me ndjenjat e tyre. Kjo shpjegon edhe pse shume prej atyre qe intervistohen gjithmone qeshin tek thone e tmerrshme shtepia ime eshte zhdukur. Kjo ka te beje me ate qe folesi nuk ka deshire te percoje tek tjetri ndjenjen e keqe. Por natyrisht qe kjo eshte edhe nje gjendje shoku. Eshte shume e veshtire qe nga ajo cfare perjeton dhe sheh te kalosh ne nje pozicion te tille Te ruash qetesine dhe te mos dallosh nga grupi.

Natyra eshte me e forte - nen kete titull komenton zhvillimet ne Japoni gazeta Westdeutsche Allgemeine Zeitung Ata jane stervitur per rastin me ekstrem i kane ndertuar shtepite te sigurta ndaj termeteve e po keshtu edhe centralet atomike. E megjithate superfuqise se pasur boterore Japonise nje vend qe ne aspektin e kredibilitetit sa i perket teknikes mund te konkurroje me Gjermanine i duhet tani te kapitulloje perballe forcave te natyres. Se sa te vdekur ndodhen neper rrenoja nese do t i dilet te shmanget katastrofa berthamore nese dhe si ne sfondin e shkaterrimeve te jashtezakonshme do te mund te garantohet siguria dhe furnizimi per popullsine ne nje vend me dendesi te larte eshte mese e pasigurte. Deri tani nje gje eshte e qarte Do te zgjase shume derisa ne Japoni te rikthehet normaliteti.

Pershtati Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›