Më seriozisht

Ministrin e deritanishëm të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), Valton Beqirin, do ta zëvendësojë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i cili detyrën e re e pranoi të enjten.
Ky i fundit pranon se sporti kosovar deri më tani është lënë paksa anash nga institucionet shtetërore, por Haziri premton se, nën udhëheqjen e tij, sporti kosovar do të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme, sikurse sportet kolektive edhe ato individuale.
Haziri pohon se me seriozitetin më të madh do t’i qaset edhe ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, proces ky i cili deri më tani ka ecur shumë ngadalë.
“Kjo çështje është e lidhur edhe politikisht, sepse duhet të kemi njohje sa ma shumë ndërkombëtare për të ardhur deri te pranimi i federatave sportive kosovare në ato ndërkombëtare. Mirëpo, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme që udhëhiqet nga ish ministri i Sportit do të lobojmë drejt ndërkombëtarizimit. Po ashtu do të krijojmë edhe grupe lotuese, të cilat do të përbëhen me ish sportistët e famshëm kosovarë”, deklaroi Haziri për Express.
“Qëllimi ynë është të paktën që të pranohemi në dialog me ndërkombëtarët dhe gradualisht të pranohemi në tërësi, sepse Kosova si shtet është e nevojshme të ketë sa më shumë njohje”, shtoi ai.
Haziri është i vetëdijshëm që MKRS-ja është ministria me buxhetin më të ulët krahasuar me ministritë e tjera, por ai është i bindur se nën udhëheqjen e tij kjo çështje do të përmirësohet.
Shpeshherë ndodh që komuniteti sportiv ndihet i zhgënjye me faktin se Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka mbajtur një debat enkas për sport. Por, Haziri ndihet i fuqishëm që të në Parlamentin e Kosovës një ditë të debatohet rreth halleve të sportit kosovar.
“Sigurisht që do të mund të debatohet në Kuvendin e Kosovës rreth sportit, por me kusht që nga ajo temë rreth së cilës diskutohet të dalin fryte të favorshme, por jo vetëm të diskutohet dhe asgjë të mos rezultojë pozitivisht pas asaj”, përfundoi Haziri.