E Diel, 1 Nëntor 2026

Si i ripaketonim fishekët kinezë në bazën e Rinasit

 

Hamit Mullaj, ish-punëtor në bazën e ripaketimit të fishekëve rrëfen në një intervistë procesin e punës

TIRANË- Për muaj të tërë ka siguruar bukën e gojës me paketimin e fishekëve në Rinas. Por për Hamit Mullajn, e rëndësishme ishte që kishte siguruar një punë, paçka se duhej të udhëtonte rreth një orë për të siguruar bukën e përditshme. Hamiti të thotë se natën e 19 nëntorit të 2007, kur edhe dyshohet se është “pastruar” e tërë zona nga municionet, nuk ka qënë në punë, por sipas tij këtë “detyrë” duhet ta kenëkryernjerëz shumë të besuar. Në një intervistë për “Shekullin”, ish- punëtori i bazës së Diverolit tregon ditët e punës së tij si dhe sasinë e madhe të municioneve, që ripaketoheshin për t’u nisur në drejtim të Afganistanit.

Zoti Hamit, sa kohë keni punuar në bazën e ripaketimit në Rinasit?

Rreth një vit, por gjithmonë me periudha të caktuara kohe, sepse aty më së shumtipunësoheshin njerëz që kishin të njohur të zotët e asaj pune. E kam lënë punën, pak para se të ndodhte tragjedia e Gërdecit,por nga ajo sa unë kam dëgjuar, aty nuk ka qënë vala e vetme e punës që ka pasur në Rinas. Kisha dëgjuar se më përpara kishin punuar edhe gra, por kur kam qenë unë nuk kishte.

Si filluar punë në Rinas?

Vjet në verë, unë dëgjova në fshat se në Rinas kishte punë, madje që kishin ardhur edhe nga fshatrat përreth, deri nga Fushë-Kruja. Kam shkuar tek dera e bazës, ku kam kërkuar punë. Kam takuar një person që e quanin Seit. Ishte me origjinë nga Fieri. Nuk ia di mbiemrin, por ai na paguante dhe kujdesej për personelin që punonte aty, rreth 20 apo 30 veta. Kam dorëzuar një çertifikatë dhe një fotografi dhe kur futeshim në bazë, na paisnin me fletë pune që mbante edhe vulën e Ministrisë së Mbrojtjes. Në fakt, nuk na premtonin punë të përhershme, por vetëm me ditë, madje edhe pagesat në këtë formë i bënin. Punafillonte nga ora 8.00 e mëngjesit deri kur ngrysej. Ne paguheshim në bazë të normës, që ishte 30 arka në ditë për 20 mijë lekë të vjetra. Aty kishte fjalë që të huajt që ngarkonin armatimin na paguanin me 60 dollarë, por realisht ne merrnim në dorë vetëm 20 mijë lekë për normë.

Çfarë pune bënit konkretisht aty?

Jo vetëm unë, por tëgjithë punëtorët bënim paketimin e fishekëve nëpër kuti kartoni, të cilat kishin përmasat 50 X 60 cm. Duhet të sistemonim nëpër kuti kartoni fishekët, të cilat i trasportonin në një pikë tjetër të bazës.

Po municionet kush ua sillte?

Këtë punë e bënin ushtarakët që ishin aty. Ne nuk na lejohej as të shkarkonim. Përveç heqjes nga arkat e vjetra dhe sistemimin e tyre në arka kartoni, nuk bënim asgjë tjetër. Madje, rregullat ishin aq të rrepta saqë kur dilnim nga depot e bazës edhe na kontrollonin dhe na merrnin fletë-hyrjet.

Ju thatë se i sistemonit arkat me fishekë prej kartoni në një vend tjetër. Ku shkonin ato?

Di që më pas ngarkoheshin në avion, por se ku, nuk e dinte asnjë prej nesh. Megjithatë ne nuk na interesonte kjo punë. E rëndësishme për ne ishte që ne paguheshim, por se ku shkonin dhe përse përdoreshin, asnjë nga na nuk pyeste. Megjithatë mua ende kanë pa më paguar 100 mijë lekë. Para se të ndodhte tragjedia e Gërdecit më thanë se nuk kishte më punë. Kur jam kthyer për të marrë djersën time, nuk gjeta më askënd që të më jepte qoftë dhe një përgjigje për pagesën time.

Kush ishte personeli që merrej me ju?

Unë personalisht kam njohur ketë Seitin dhe Vathin, që punonte magazinier dhe numëronte çdo arkë që ne përpunonim. Ai mbante dhe shifrat për të gjitha municionet që vinin aty. Pastaj ishin ushtarakët ata që na kontrollonin punën apo mbikëqyrnin zonën.

Si funksiononte puna në bazën e Rinasit?

Seiti kishte emrat e të gjithë punëtorëve dhe ne firmosnim kur merrnin paratë. Megjithatë, ndodhte që punëtorët të zëvendësoheshin shpesh. Unë personalisht kam shkuar disa herë në bazë dhe në mëngjes më është thënë se atë ditë nuk kishte punë. Më thonin të vija të nesërmen. Por gjithsesi, secili punonte për hesap të vet.

Ke parë ndonjëherë përfaqësues të lartë të ushtrisë, në bazën ku ju punonit? Po amerikanë?

Të gjithë personat që na kontrollonin dhe mbikëqyrnin punën, ishin ushtarakë. Vetëm ne punëtorët ishim civilë. Por se kush ishin, unë nuk i njoh. Ju thashë që aty shkoja se kisha gjetur një punë. Tani që është mbyllur baza, unë jam i detyruar të punoj në një fabrikë tullash nëVorë, për 15 mijë lekë në muaj.

Thuhet se më 19 nëntor të vitit 2007, baza ështëpastruar nga municionet gjatë gjithë natës. A keni ndonjë informacion se kush i zhvendosi armatimet?

Jo, nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Por besoj se për këtë punë, nuk kanë patur nevojën e punëtorëve, sepse baza ishte e mbushur me ushtarakë. Në fakt, shkarkimi i municioneve nga makinat e ushtrisë bëhej nga ushtarakët, madje edhe për ngarkimin në avionët civilë, ata kujdeseshin.

-------------------------------------------------------Baza e Rinasit i është rikthyer normalitetit prej muajsh. Vendasit: Këtu shkarkoheshin 10 kamionë ushtrie në ditë

Në bazën e fishekëve falsë të Diverolit

Ish-punonjësi i bazës: Këtu bëhej ripaketimi i fishekëve, që transportoheshin më pas me avionë civilë

TIRANË- Ushtari pas telave me gjemba nuk të lejon të qëndrosh përpara portës. Quhet zonë ushtarake dhe është rreptësisht e ndaluar, hyrja për civilët. Përveç njerëzve me uniformë, drejt bazës ushtarake në Rinas të orienton një pllakatë, vetëm pak metra larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Brenda gardhit me gjemba, disa ushtarë vrasin kohën, duke u kacafytur me njëri-tjetrin. Ndërsa në godinat e vjetra, asgjë nuk lëviz. Baza ka rënë në qetësi. Nuk ka më kamionëtë ushtrisë, të të zënë rrugën dhe as punëtorë që enden atyre anëvepër të shitur krahun e lirë të punës...

***

Ushtari që bën rojë në hyrje të bazës, të duket aq i rreptë, sa nuk lejon askënd të kalojë në zonën ushtarake. Djaloshi nuk pranon as të komunikojë, me preteksin se pa një urdhër, nuk mund të shkelësh në këtë zonë. Në fakt, urdhrave që vijnë nga lart u janë bindur të gjithë në këtë bazë. Kështu ka ndodhur edhe në kohën kur baza gëlonte nga puna, natë e ditë. Sipas vendasve,në bazë punohej pa pushim. Gjatë ditës, ishin punëtorët që bënin ripaketimin e fishekëve, ndërkohë që natën ngarkoheshin avionë, destinacionin e së cilëve, askush nuk e di. Dëshmitarët thonë se gjatë orëve të natës ngarkoheshin me fishekë avionë civilë, ndërsa askush nuk mund të hynte në këtë zonë, pa pasur një leje nga Ministria e Mbrojtjes. “Unë kishanjë listë punëtorësh dhe fletë -hyrjet e tyre, të cilat ishin miratuar nga lart që duhej t’i lejoja të futeshin në bazë. Pasi i kontrolloja, unë nuk kisha më punë me ta. Po kështu, kisha edhe targat e makinave të ushtrisë, të cilat duhej të shkarkoheshin dhe me këtë punë merreshin ushtarakët”- të thotë një punonjës i sigurisë në bazës ushtarake të Rinasit. Nga ajo sa dëshmon, duket se në bazë punët kanë qenë të ndara. Oficeri thotë se askush nuk interesohej çfarë bëhej më tej. Të dije më shumë, nuk është pjesë e detyrave të një ushtaraku. Fakti që çdo dokument kishte vulën e MEICO-s, duket se ka qenë i mjaftueshëm për t’u zbatuar.

***

Banorët e zonës thonë se në ditë vinin mbi 10 makina me municion për t’u shkarkuar. Sipas tyre, puna në bazë ka gëluar gjatë vitit 2007, ku kryesisht bëhej ripaketimi i fishekëve. Që nga vera e vitit të kaluar, këtyre anëve janë dukur mjaftnjerëz në kërkim të një pune. Kur i pyet për Efraim Diverolin, Ylli Pinarin apo Fatmir Mediun, banorët e zonës që kanë punuar në këtë bazë ngrenë supet. Të njëjtën gjë bëjnë edhe për dyshimet e ngritura së fundmi, se brenda një nate është zhdukur nga kjo bazë i gjithë municioni, për të mos u diktuar nga gazetari i ”Neë York Times”. Të vetmit që kanë parë punonjësit kanë qenë ish-zyrtarët e MEICO-s, që kujdeseshin për çdo gjë që kishte lidhje me fishekët.

DËSHMITË

Ripaketimi, 400 ton fishekë u zhvendosën brenda 1 nate

TIRANË- Rreth 400 ton municione janë zhdukur brenda natës nga baza e ripaketimit në Rinas, për të ”fshehur” skandalin e tregtisë me fishekë kinezë drejt Afganistanit. Ish-zyrtarë të lartë të Ushtrisë pohojnë për ”Shekullin” se kaq ka qenë sasia e fishekëve që ndodheshin në këtë bazë, në nëntor të vitit 2007, por që askush nuk merr përsipër të thotë se ka marrë pjesë në operacionin e zhvendosjes së këtyre municioneve. Ish-kreu i Komandës së Forcave të Bashkuara, Shpëtim Spahiu mohon të ketë marrë pjesë në operacionin e zhvendosjes së municioneve nga baza e Diverolit në Rinas. Nga ana tjetër, ish-drejtues të komandave mbështetëse thonë se nuk kanë marrë pjesë në ndonjë operacion të tillë, e nëse ka ndodhur zhvendosja e fishekëve, kjo mund të realizohej brenda natës nga punonjësit e Komandës së Forcave të Bashkuara. Dëshmia që hodhi dritë mbi zhvendosjen e një sasie të madhe fishekës është dhënë në Kongresin amerikan nga atasheu ushtarak i ambasadës amerikane në Tiranë, Leri Harrison. Sipas tij, Mediu i ka kërkuar ndihmë ambasadorit Ëithers për të gjetur një zgjidhje për municionet që ripaketoheshin në Rinas, pasi një gazetar i ”NYTimes” kishte ardhur në Tiranë për të investiguar. Nga ajo sa ka deklaruar Harrison, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë ka qenë në dijeni të falsifikimit të origjinës së municioneve, të blera në Shqipëri nga Efraim Diveroli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›