E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama, kritika policisë gjyqësore

Procedime disiplinore dhe ndeshkim per te gjithe oficeret e policise gjyqesore te cilet zvarrisin hetimin kërkoi Ina Rama nga vartësit e saj në analizen e punes per vitin 2009. Krahas rezultateve pozitive, ajo theksoi se prokuroret e kane detyrim ligjor te nisin vete hetimet.

“Angazhimi mbetet ende i pakënaqshëm. Numri i rasteve të çështjeve penale, të rregjistruara kryesisht nga prokurorët, i moszbatimeve të detyrave të lëna prej tyre nnga oficerët e policisë gjyqësore, qofshin këta oficerë të shërbimeve të policisë, qofshin këta oficerë të seksioneve të prokurorisë. Në shumë pak raste krahasuar me ankesat që prezantohen janë reduktuar zhvillime të procedimeve disiplinore për oficerët në mënyrë që të kontrollohet ky raport, të kontrollohet kjo mbarëvajtje. Prokurorët kanë të drejtën dhe detyrimin njëkohësisht që t’i hapin rrugë një procesi disiplinore ndaj një oficeri në rast se ai nuk zbaton detyrat e lëna nga prokurori apo neglizhon hetimin në çfarëdolloj forme duke sjellë zvarritjen e tij” tha Rama.

Prokurorja e Pergjitshme kërkoi informacion te hollesishem edhe per rastet e dhenies se pafajesise si dhe per aplikimin e rasteve te ligjit antimafia, per hetimin e pasurive kriminale. Gjate vitit 2009 prokuroria shqiptare hetoi 23 mije ceshtje.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›