E Diel, 1 Nëntor 2026

Si kurohet tumori i gjirit?

Kirurgjia, akoma ne ditet e sotme eshte arma me e efektshme ne terapine e tumorit te gjirit. Teknologjite e nderhyrjes jane kryesisht
dy: konservuese (ruajtese) dhe shkaterruese.

Teknologjia konservuese bazohet ne heqjen e nje pjese te vetme te semure te gjirit (zakonisht nje kuadrant) dhe eshte e mundur kur tumori eshte me permasa te reduktuara.

Teknologjia shkaterruese (mastektomia), gjithnje e me e rralle, parashikon heqjen komplet te gjirit dhe eshte e nevojshme kur tumori eshte mjaft i perhapur. Ne keto raste i drejtohet gjithnje e me shpesh kirurgjise rindertuese, dhe kur eshte e mundur behet ne te njejten salle operimi. Por, fatkeqesisht eshte e mundur vetem ne pak qendra me cilesi te larte.

Te dyja keto teknologji kirurgjike kerkojne heqjen e nyjezave limfatike nen sqetull. Por kohet e fundit, metoda e "nyjezave limfatike roje" qe lejon ne analizimin e nje vetem nyjeze limfatike nen sqetull, mund te arrije te percaktoje nese nyjezat limfatike nen sqetull marrin pjese apo jo. Me ane te kesaj teknike mund te shmanget hapja (prerja) nen sqetull,duke zvogeluar keshtu rrezikun e linfedemes se krahut te operuar.

- Radioterapia: eshte e indikuar me kirurgjine konservuese, kur ka rrezik qe ne indet perberes te gjirit qe ngelet, qeliza tumorale mund ti japin jete nje rikthimi, (por kjo ndodh vetem ne 5% te rasteve.) Efektet penguese me aparaturat moderne jane minimale. 3. Terapite Mjekesore kane si qellim te sulmojne semundjen kudo qe ndodhet ne organizem, per kurimin e metastazave te shfaqura ose te fshehura.

Terapite Mjekesore ndahen ne: kimioterapi, terapi me hormone, terapia imunologjike.
- Kimioterapia: konsiston ne dhenien e ilaceve qe shkaterrojne, me nje aktivitet helmues selektiv, qelizat tumorale. Jane me me efekt, kur sa me i larte eshte shumimi i qelizave dhe per kete fatkeqesisht mund te demtojne dhe indet normale aktivisht shumues (palca e
kockes, qelizat e zorreve, bulb i flokut, etj,)
- Terapia me hormone: perdor ilace qe jane ne gjendje te bllokojne stimulimin e qelizave te mundeshme tumorale te pranishme ne organizem, nga ana e hormoneve. Kjo eshte e vertete sidomos ne tumoret qe permbajne te ashtequajturat "hormone recettori (marres)".
- Terapite imunologjike influencojne te ashtequajturit "kundertrupat monoklonale" qe sulmojne qelizat tumorale me karakteristika bimolekulare te posacme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›