Si mund lobohet te shtetet arabe me pará të jahudisë?
E para ka të bëjë me vizitën e ministrit të Jashtëm shqiptar në Libi, dhe e dyta me transversalen e gjelbër, të ritheksuar dhe analizuar deri në koncept ideologjik kundër pavarësisë së Kosovës.
Dhe, e dyta, me ish-ministrin e Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili kishte bërë të pamundurën që të ndërtonte një strategji për njohjen e Kosovës nga shtetet arabe. Për një kohë kishte angazhuar ambasadat e Shqipërisë në funksion të kontakteve për Kosovën. Madje edhe kontaktet e disa emisarëve nga Kosova i kishte organizuar kjo ministri.
Kur ministri i Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha, kishte kërkuar njohjen e Kosovës nga shtetet arabe, një përgjigje interesante kishte marrë nga shefi i shtetit të Libisë, kolonel Gaddafi. Ai kishte thënë në takim se “njohjen e Kosovës nuk e vonojnë vendet arabe, po e vonon Tito, kujtimi për të”.
Këtu fillon dhe përfundon roli i “shoqërisë civile kosovare dhe pse jo, edhe roli i ”shoqërisë civile arabe” për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Por, çfarë është shoqëria civile arabe, që gazetat ditore në Kosovë, me përsëritjen e përditshme, kujdesen për jetën e larmishme të një institucioni civil kosovar, që kërkon krijimin dhe shpikjen e një koncepti të ri në jetën arabe – shoqërinë civile arabe?
Shoqëria civile arabe? Një koncept i ri, ky, i shpikur në gazetat ditore. Më shumë i shpikur dhe i ritheksuar nga një forum kosovar që dëshiron të mbajë një Konferencë për Kosovën dhe njohjen e saj me pjesëmarrje të, siç thuhet, shoqërisë civile arabe.
Nëse duhet thënë se kjo qeveri s’ka strategji për njohje dhe nuk di si të ndërtojë vizionin e njohjes, e gjitha kjo mund të thuhet edhe pa pjesëmarrjen e një pjese të njerëzve që vijnë nga shtet arabe.
Nëse duhet të thuhet se ministri i Jashtëm nuk e meriton këtë post, atëherë mund të thuhet edhe pa arabët. Nëse duhet thënë se duhet të jemi pjesë e qeverisë për të ndërtuar strategji për njohje, le të afrohet projekti. Por koncepti mbi njohjen dhe përkrahjen nga shtetet arabe nuk mund të ndërtohet duke mbijetuar me paralelizëm institucional.
Ky koncept ka pasur kuptim, nëse nuk do të ekzistonte shteti i Kosovës, i njohur nga shtetet më të forta botërore.
Por nuk është çështja te njohja dhe marrëdhëniet me shoqërinë arabe. Çështja është te manipulimi me koncepte dhe me shpikje të shoqërisë civile arabe.
Ata që dëshirojnë të dinë diçka për shoqërinë civile në shtetet arabe, nuk besoj se duhet të lexojnë titujt e gazetave në Kosovë, për faktin e vetëm se nuk ekziston shoqëria civile arabe.
Shtetet arabe kryesisht janë monarki dhe nuk e kanë në terminologji përdorimin e konceptit të shoqërisë civile.
Koncepti i shoqërisë civile madje është formë me e përçmuar në këto shtete, duke i quajtur me terminologji të ndryshme. Atje, madje është i pavërejtshëm termi intelektual.
Termi intelektual është term që tingëllon keq dhe është i përdorshëm dhe funksional, vetëm nëse një nga klerikët e njohur të kësaj shoqërie depërton në shoqërinë perëndimore. Në arealin kulturor islam termi intelektual gati s’ka kuptim, sepse vetë ideja e intelektualit është ide e shoqërive laike perëndimore. Dhe rolin e intelektualit në shoqërinë jo-sekulare e luan kleriku.
Por t’i lëmë të gjitha këto anash dhe të flasim për katër teza kryesore që e rëndojnë këtë lloj të lobimit për njohje:
E para: Për kë lobojnë këta njerëz: për vete apo për Kosovën? Bëjnë lobimin për jashtë Kosovës apo brenda saj?
E dyta: Pse nuk e bëjnë konceptin bashkë me qeverinë e Kosovës, nëse kanë ide se si bëhet kjo?
E treta: Si mund të lobohet me paratë e “Soros”-it te shtetet myslimane? Një absurd i llojit të vet. Mund të tingëllojë cinike, por e vërteta qëndron pikërisht këtu. Kush është financuesi?
E katërta: Ky lloj lobimi, jashtë konceptit të Ministrisë së Jashtme, tregon qartë se ky grup nuk ka respekt për shtetin dhe për njerëzit që e bëjnë atë.
E drejtë e tyre për të mohuar kualitetin e qeverisë, dhe ka plot arsye që të kritikohet, por në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar institucioni. Mohohet njeriu që udhëheq, kritikohet ai për paaftësi, por shtrohet pyetja: Çfarë është shoqëria civile në procesin e njohjes pa prezencën e qeverisë?
Kjo përgjigje duhet kërkuar te zgjedhjet. Ne kemi qeverinë që meritojmë. Kaq.