Dinamo kundër Vllaznisë në finalen e Superkupës
Dinamo, kampione e vendit për sezonin 2007-2008 dhe Vllaznia, fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin e kaluar, do të diskutojnë të dielën në "Qemal Stafa" (ora 18:00), finalen e Superkupës,
Në bankinat respektive nuk do të jenë as trajneri Ilir Daja dhe as malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç, të cilët u dhanë ekipeve edhe trofetë përkatës.Nis kështu sezoni futbollistik 2008-2009 me finalen e 15-të të Superkupës, teksa Dinamo është edhe fituesja e parë historike e saj, kur mposhti në vitin 1989 Tiranën (2-0), njëherësh edhe fituesja e fundit e këtij trofeu, me atë fitore 4-2 ndaj Besës një vit më parë. 17-herë kampionët e Shqipërisë, të cilët u eliminuan në mënyrë të turpshme nga serbo-boshnjakët e Modricës (dy humbje 2-0, 2-1), synojnë nën drejtimin e kroatit Zllatko Daliç fitimin e Superkupës, ndaj një Vllaznie teorikisht të lodhur pas humbjes tri ditë më parë Napolin (0-3) në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës UEFA. Dinamo, që ka ndërruar tre trajnerë brenda 90 ditëve nga përfundimi i sezonit të kaluar, vuan mungesën e shumë lojtarëve me të cilët fitoi titullin kampion. Ndeshja kundër Vllaznisë së drejtuar nga Agim Canaj, parashikohet të jetë e vështirë, pasi tekniku i bankinës shkodrane ishte ai që ndërtoi blutë gjatë Kampionatit të 69-të Kombëtar.
Për Dinamon kjo është hera e pestë që diskuton një finale Superkupe, teksa e ka fituar vetëm njëherë atë, pikërisht ndaj Tiranës në edicionin e parë të saj. Tre finalet e tjera të humbura janë ato me Flamurtarin (1990) e Tiranën (2002, 2003). Vllaznia, që e fitoi Kupën e Shqipërisë nën drejtimin malaziasit Dervish Haxhiomanoviç, i vetmi trajner i huaj që ka fituar në Shqipëri edhe kampionatin e Kupën, kërkon të përmirësojë imazhin e paraqitjes së dobët ndaj italianëve të Napolit. Vllaznia do të luajë finalen e katërt të një Superkupe, teksa e ka fituar dy herë në vitin 1998 kur mposhti me penallti Apoloninë (5-4), pas kohës së rregullt e shtesave që përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1 dhe ndaj Tiranës (2-1) në vitin 2001.