E Shtunë, 31 Tetor 2026

Not/ Felps thyen rekordin e Spicit

Gjendet në "notin e rekordeve" Majkëll Felps, i cili është prezantuar i përpiktë në takimin me historinë. 

Fepls ka barazuar rekordin e shtatë medaljeve të artë në një Olimpiadë të vetme, të realizuar më parë nga Mark Spitz, pas dy garave në stil flutur. Dihej që në fillim se në këtë specialitet, fenomeni i Baltimorës do të përballej me kundërshtarë gati për luftë, ashtu si edhe në garën 4x100 stil i lirë, garë në të cilën shtetet e bashkuara mundën Francën në sprintin final duke fituar medaljen e artë. E duke iu kthyer finales që i dhuroi Felpsit medaljen e shtatë të artë, për t'u shënuar është fakti se amerikani ka qenë i parafundit pas 50 metrave të parë, por Majkëll diti të që nëpërmjet një lëvizjeje të mrekullueshme prej kampioni të futet mes Çaviç e Krocker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›