Olimpiada “Pekin 2008”
ATLETIKË
Ukrainasja Natalia Dobrynska fitoi medaljen e artë në shtatëgarësh për femra. Valeri Vili nga Zelanda e Re fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles.
NOT
Braziliani Sezar Sielo Filho fitoi garën e 50 metrave stil i lirë për meshkuj. Dy medaljet e tjera i fituan notarët francezë Amori Lëvo (argjend) dhe Alen Bernard (bronz).
NOT
Britanikja Rebeka Adlington vendosi një rekord të ri botëror në 800 metra stil i lirë për femra. Fituesja e medaljes së artë regjistroi kohën 8'14"10. Argjendi shkoi te italiania Alesia Filipi dhe bronzin e meritoi danezja Lote Fris
PESHËNGRITJE
Koreanojugorja Jang Miran fitoi medaljen e artë për femra për peshën mbi 75 kg. Në stilin e shtytjes ajo ngriti 183 kg, ndërsa në total arriti 323 kg, duke vendosur njëkohësisht edhe dy rekorde botërore.
SKERMË
Rusia fitoi medaljet e arta në skermë për femra duke mundur ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultatin e qartë 28-11.
ÇIKLIZËM
Flamujt britanikë u valëvitën sërish në velodrom, në pistën e mbyllur të çiklizmit. Kris Hoj u bë olimpisti skocez me i suksesshëm, duke fituar garën në xhiron e fundit. Uigins fitoi medaljen e artë, por ai nuk ia doli të mposhte rekordin botëror.
QITJE
Qitësi ukrainas Oleksandër Petriv fitoi medaljen e artë në 25 metra, duke mposhtur gjermanin Ralf Shuman (argjend). Medaljen e bronztë e fitoi gjermani tjetër Kristian Reijc.
MUNDJE
Japonezja Saori Yoshida dominoi në kategorinë 55 kg. Yoshida, e cila më parë ka fituar edhe pesë tituj botërorë, tani koleksionoi edhe medaljen e artë olimpike.
KANOTAZH
Tom Xhejms, Stiv Uiliams, Pit Rid e Andi Trigs Hodxh fituan medaljet e arta në kanotazh, duke i siguruar Britanisë së Madhe emocione pasi mposhtën rivalët e tyre më të fortë, Australinë.
KANOTAZH
Bullgaria Rumajana Nejkova fitoi medaljen e artë në vozitjen me një lopatë për femra. Dyshja rumune Georgeta Andrunaçe dhe Viorika Suzanu fituan medaljen e artë në garën dyshe të vozitjes për femra me një paraqitje mbresëlënëse. Australianët Dro Xhin e Dankën Fri fituan medaljen e artë në vozitjen dyshe për meshkuj.
MARATONA 20 KM
Rusi Valeri Borshin fitoi maratonën e vogël prej 20 kilometrash të zhvilluar në rrugët e kryeqytetit kinez. Në podium e fituesve ishin ekuadoriani Xheferson Perez (argjend) e australiani Xherëd Tallënt.
BADMINTON
Finalja ishte e tëra kineze, por fituese e medaljes së artë doli kinezja Xhang Ning. Argjendi shkoi te Xie Xingfang. Indoneziania Maria Kristin meritoi bronzin.